✦
Thinking ...
Connect with us

Rajon

Incidenti me armë me Alket Rizain, arrestohet roja i lokalit ku ndodhi ngjarja

Policia greke ka arrestuar një 27-vjeçar afgan, i dyshuar për përfshirje në incidentin me armë zjarri të ndodhur më 13 shtator 2026, jashtë një beach bar-i në Anavisos. Operacioni u zhvillua nga efektivët e Drejtorisë për Luftën kundër Krimit të Organizuar.

Sipas autoriteteve, në ngjarje ishte përfshirë edhe Alkët Rizai, i dënuar për vepra të rënda penale, i cili ndodhej jashtë burgut me leje dhe që prej incidentit vijon të jetë në arrati.

27-vjeçari i arrestuar, i cili punonte si roje i lokalit, dyshohet se përdori armë zjarri në përpjekje për të plagosur një person tjetër. Gjatë të shtënave mbetën të plagosur edhe dy kalimtarë, të cilët pësuan dëmtime të lehta.

Autoritetet greke bëjnë me dije se i arrestuari ka qenë i përfshirë edhe më herët në çështje penale, ndër të tjera për akuza që lidhen me krijimin e një organizate kriminale, shkeljen e legjislacionit për narkotikët dhe hyrjen e paligjshme në territorin grek.

Hetimet vijojnë për të zbardhur rrethanat e plota të incidentit dhe rolin e personave të tjerë të përfshirë në ngjarje.

Advertisement