✦
Thinking ...
Connect with us

Kronike

E rëndë/ I riu me motor përplas për vdekje këmbësoren 75-vjeçare

Një 75-vjeçare ka humbur jetën pas një aksidenti rrugor të ndodhur mbrëmjen e djeshme në Rrugën e Dibrës, në Tiranë.

Sipas Policisë, aksidenti ndodhi rreth orës 19:35, kur një 20-vjeçar me inicialet E. M., duke drejtuar një motomjet, aksidentoi këmbësoren Sh. M., 75 vjeçe.

E moshuara u transportua në spital për të marrë ndihmë mjekësore, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ndërroi jetë rreth orës 22:40.

Edhe drejtuesi i motomjetit mbeti i dëmtuar nga përplasja dhe ndodhet në spital. Sipas autoriteteve, ai është jashtë rrezikut për jetën.

Në lidhje me ngjarjen, 20-vjeçari është arrestuar në flagrancë nga Policia. Ndërkohë, vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Advertisement