✦
Thinking ...
Connect with us

Aktualitet

Çfarë po ndodh në ambientet e GJKKO? Garda e Republikës ushtron kontrolle me qen eksploziv

Garda e Republikës ka kryer kontrolle të detajuara në disa pajisje të mbërritura në ambientet e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, përpara se ato të përdoreshin në ambientet e gjykatës.

Verifikimet janë kryer në kuadër të masave të sigurisë që zbatohen në GJKKO, me qëllim identifikimin e çdo objekti apo materiali që mund të përbëjë rrezik për sigurinë.

Gjatë kontrolleve është përdorur edhe një qen i trajnuar për zbulimin e sendeve apo materialeve të ndaluara. Procedurat e tilla të sigurisë synojnë parandalimin e incidenteve të mundshme dhe garantimin e zhvillimit normal të proceseve gjyqësore.

Kontrollet janë pjesë e masave parandaluese që aplikohen në ambientet e Gjykatës së Posaçme.

Advertisement