✦
Thinking ...
Connect with us

Bota

Trump trazon protestat në Francë: Islami po përpiqet të pushtojë një vend dikur të madh

Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar ndaj protestave studentore në Francë, duke pretenduar se ato nuk lidhen vetëm me çështjet e arsimit.

Në një postim në platformën “Truth Social”, Trump deklaroi se protestat, sipas tij, kanë një tjetër motiv, duke e lidhur situatën me Islamin.

“Kjo nuk ka të bëjë me shkollat. Kjo ka të bëjë me Islamin që dëshiron të pushtojë një vend dikur të madh”, shkroi Trump.

Deklarata e presidentit amerikan vjen në një kohë kur dhjetëra mijëra nxënës të shkollave të mesme kanë dalë sërish në protestë në qytete të ndryshme të Francës. Demonstratat kanë hyrë në raundin e tretë dhe protestuesit kërkojnë më shumë burime për arsimin dhe institucionet arsimore.

Protestat janë shoqëruar gjatë ditëve të fundit me tensione, vandalizëm dhe raste të shumta të personave të lënduar. Autoritetet franceze kanë shtuar praninë e forcave të sigurisë, ndërsa situata vijon të monitorohet nga afër.

Ndërsa protestuesit e lidhin lëvizjen me kërkesat për financim dhe kushte më të mira në arsim, Trump ka dhënë një interpretim tjetër, duke e lidhur atë me çështje fetare dhe demografike. Këto janë qëndrime të shprehura prej tij dhe nuk përbëjnë një konstatim të pavarur mbi shkaqet e protestave.

Advertisement