✦
Thinking ...
Connect with us

showbiz

“Erdhi në mes të natës”/ Elton Tozaj zbulon bisedën me Luiz Ejllin kur të gjithë e braktisën

Elton Tozaj ka bërë një deklaratë publike për këngëtarin Luiz Ejlli, duke rrëfyer një episod të vështirë nga jeta e tij dhe duke treguar se Ejlli i është gjendur pranë në një prej momenteve më të vështira.

Gjatë rrëfimit, Tozaj tha se ndien një detyrim moral për ta falënderuar publikisht Luizin, të cilin e cilësoi si personin e vetëm që, sipas tij, e ka mbështetur në atë moment.

“Kam një detyrim moral që realisht e falënderoj. I vetmi njeri që më është gjendur në ditën time më të vështirë, kur më hodhën për të vdekur, i vetmi! Asnjë nuk pati guximin të vinte. Luiz Ejlli ka qenë i vetmi që erdhi në mes të natës”, u shpreh Tozaj.

Ai nuk dha detaje të tjera mbi rrethanat e ngjarjes për të cilën foli, duke lënë të paqartë se çfarë kishte ndodhur konkretisht kur tha se “më hodhën për të vdekur”. Megjithatë, në rrëfimin e tij ai vuri në pah praninë e Luiz Ejllit në atë moment dhe e falënderoi publikisht për mbështetjen.

Deklarata e Tozajt vjen në një periudhë kur ai është rikthyer në vëmendjen publike përmes deklaratave dhe publikimeve që lidhen me personazhe të njohur të showbizit.

Ndërkohë, edhe Luiz Ejlli ka qenë së fundmi pjesë e diskutimeve publike lidhur me zhvillimet në showbiz, përfshirë çështjen e videove intime të Adrian Hilës, ndaj së cilës ka reaguar edhe me ironi.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by NTV Television (@ntv.al)

Advertisement