✦
Thinking ...
Connect with us

Rajon

“Fluturonte” me 249 km/orë, shqiptari përballet me gjobë në Greqi, i sekuestrohet “Audi”

Një shtetas shqiptar është arrestuar në Greqi pasi është kapur duke drejtuar automjetin me 249 kilometra në orë në aksin rrugor Janinë–Artë. Ngjarja ka ndodhur paraditen e së mërkurës, në një segment ku shpejtësia maksimale e lejuar ishte 100 kilometra në orë.

Pas konstatimit të shpejtësisë, policia greke ka ndërhyrë duke ndaluar drejtuesin e mjetit, i cili është arrestuar dhe më pas është proceduar për drejtim të rrezikshëm të automjetit dhe vënie në rrezik të jetës së qytetarëve, në bazë të nenit 290A të Kodit Penal grek.

Automjeti është sekuestruar, ndërsa ndaj drejtuesit janë vendosur masat administrative prej 2 mijë eurosh gjobë, heqje të patentës për një vit dhe 9 pikë penalizuese. Masat përfundimtare pritet të përcaktohen nga gjykata e Janinës, ku shtetasi shqiptar do të paraqitet për caktimin e masës së sigurisë.

Rasti ka tërhequr vëmendjen e mediave greke, në një kohë kur autoritetet kanë shtuar përdorimin e kamerave të survejimit në autostrada dhe në semaforët e qyteteve. Sistemi po përdoret për evidentimin e shkeljeve të qarkullimit rrugor dhe vendosjen e gjobave ndaj drejtuesve të automjeteve.

Advertisement