✦
Thinking ...
Connect with us

Bota

Rubio nga Athina: As koha dhe as distanca nuk mund ta shuajnë borxhin ndaj qytetërimit

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka përcjellë një mesazh me tone të forta historike gjatë vizitës së tij në Athinë, duke vënë theksin te lidhja e hershme mes qytetërimit europian dhe atij amerikan.

Duke iu referuar Panteonit Rubio tha se monumenti ka qëndruar për 25 shekuj, ndërsa perandori janë ngritur dhe kanë rënë nën hijen e tij.

“Për njëzet e pesë shekuj me radhë, Parthenoni ka qëndruar në këmbë. Perandori janë ngritur dhe kanë rënë nën hijen e tij”, u shpreh Rubio.

Sekretari amerikan i Shtetit theksoi gjithashtu se pasardhësit e njerëzve që ndërtuan Parthenonin, “bijtë e Athinës dhe Romës”, e çuan qytetërimin e tyre deri në skajet e botës.

Rubio e lidhi këtë trashëgimi edhe me historinë e Shteteve të Bashkuara, duke kujtuar se republika amerikane u themelua dy shekuj e gjysmë më parë, në anën tjetër të botës.

“Qëndroj këtu sot si Sekretari i Shtetit i asaj republike dhe si stërnip i kolonëve që mbërritën në Botën e Re nga Spanja”, tha ai.

Në përfundim të këtij pasazhi, Rubio nënvizoi se lidhja historike mes këtyre qytetërimeve përbën një borxh që nuk mund të fshihet nga kalimi i kohës apo distanca.

“Qëndroj këtu për të dëshmuar për një borxh që asnjë kalim kohe dhe asnjë largësi hapësinore nuk mund ta shuajë kurrë”, deklaroi Rubio.

Advertisement