✦
Thinking ...
Connect with us

Kronike

TRAGJEDI NE RRUGE/ AKSIDENTI, 18-VJEÇARI HUMBET JETEN NË AKSIN KORÇE-POGRADEC

Një aksident i rëndë rrugor ka tronditur mbrëmjen në aksin Korçë-Pogradec, pranë fshatit Bulgarec, ku një 18-vjeçar ka humbur jetën pasi u përplas nga një automjet.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 19:45. Sipas të dhënave paraprake, automjeti tip “Benz”, me drejtues Leonardo Skënderas, ka përplasur këmbësorin Florian Matraku, i cili në ato momente dyshohet se po tentonte të kalonte nga njëri krah i rrugës në tjetrin.

Përplasja ka qenë e fortë dhe 18-vjeçari ka marrë plagë të rënda. Ai u transportua me urgjencë drejt Spitalit të Korçës, ku mjekët e futën menjëherë në reanimacion dhe nisën ndërhyrjet për t’i shpëtuar jetën.

Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor, i riu nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ndërroi jetë në spital.

Pas aksidentit, policia ka shoqëruar dhe më pas arrestuar drejtuesin e automjetit, Leonardo Skënderas, i cili dyshohet se ishte në drejtimin e mjetit që përplasi 18-vjeçarin.

Grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje për të dokumentuar rrethanat e aksidentit dhe për të përcaktuar dinamikën e plotë të përplasjes.

Ndërkohë, materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme hetimore dhe ligjore.

Hetimet vijojnë për të zbardhur të gjitha rrethanat e aksidentit tragjik që i mori jetën 18-vjeçarit.

Advertisement