✦
Thinking ...
Connect with us

Kronike

Aksident i rëndë në Peshkopi/ Dy makina përplasen me njëra-tjetrën, transportohen në spital shtatë persona

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Peshkopi-Maqellarë, në vendin e quajtur “Shkolla e Dovolanit”, duke lënë të plagosur shtatë persona.

Ngjarja është regjistruar rreth orës 21:30, kur një automjet tip “Mercedes” dhe një “Golf 5” janë përplasur kokë më kokë. Përplasja ka qenë e fortë, ndërsa të shtatë personat që ndodheshin në dy automjetet kanë pësuar dëmtime.

Të plagosurit janë dërguar fillimisht në Spitalin Rajonal të Peshkopisë, ku kanë marrë ndihmën e parë mjekësore. Për shkak të gjendjes së tyre dhe nevojës për trajtim më të specializuar, ata janë transportuar më pas drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Sipas të dhënave paraprake, në “Golf 5” udhëtonte një familje prej pesë personash: çifti i bashkëshortëve, nëna e drejtuesit të automjetit dhe dy vajzat e tyre të mitura.

Më e rëndë raportohet gjendja shëndetësore e bashkëshortes së drejtuesit të “Golf”-it, ndërsa dy fëmijët e mitur janë gjithashtu mes personave të plagosur.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të përcaktuar rrethanat e aksidentit, shkaqet e përplasjes dhe përgjegjësit e mundshëm.

Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe zbardhjen e dinamikës së aksidentit.

Advertisement