✦
Thinking ...
Connect with us

Politike

Bardhi akuza Ramës në Kuvend: Shantazhoni këdo që ju del kundër

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se po vepron për interesa personale dhe jo në shërbim të qytetarëve. Ai pretendoi se mazhoranca po ushtron presion dhe shantazh ndaj deputetëve që shprehin qëndrime të kundërta.

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Bardhi hodhi akuza ndaj kreut të qeverisë, duke pretenduar se Rama synon të përqendrojë në duart e tij vendimmarrjen për fondet e pushtetit vendor.

Sipas deputetit demokrat, kryeministri po merr në praktikë kompetencat e drejtuesve vendorë, duke u kthyer në vendimmarrësin kryesor për të 61 bashkitë e vendit.

Bardhi akuzoi gjithashtu mazhorancën se po përdor metoda shantazhi ndaj ligjvënësve që nuk janë dakord me vendimet e saj. Ai pretendoi se deputetëve që kanë shprehur kundërshtime u është ushtruar presion për të ndryshuar qëndrim.

“Kryetar Bashkie i Tiranë u bë Edi Rama, ai vendos ku shkojnë fondet, i bë de facto kryetar i 61 bashkive. Patjetër që kjo do votohet ju sollët një njeri që njeh kodin mafioz. Ka nga ata deputetë që mendojnë kundër, i kujtoi ai që ka shumë për të humbur dhe ndryshoi mendim. Ju i shantazhoni, veproni me Kodin e Ergys Agasit, shantazhoni këdo që ju del kundër”, tha Bardhi.

 

Advertisement