showbiz
“Benitën jashtë me qit”/ Motra e Aurorës e tensionuar pasi Benita u shfaq në dasëm me fustan të bardhë
Një video nga dasma e Aurorës dhe Kushtrimit është bërë virale në rrjetet sociale.
Videoja tregon një pjesë të intervistës së Albës nga “Artistët Shqiptarë”, por vëmendjen e përdoruesve e ka marrë një moment që duket se ka ndodhur në prapavijë.
Në pamje, motra e Aurorës, Shkurta duket se ka pasur një reagim për Benita Zenën, megjithëse momenti nuk është shumë i qartë dhe nuk mund të konfirmohet saktësisht se çfarë ka ndodhur.
@selen.nova #dhezipahiri #fyp ♬ original sound – S.
Ajo që duket se dëgjohet në video janë fjalët: “Labinot, Benitën jashtë me qit”. Megjithatë, nuk ka konfirmim të saktë nëse këto janë fjalët që janë thënë dhe as për arsyen e këtij reagimi.
Reagimi i Shkurtës megjithatë mund të ketë ardhur pas fustanit që Benita kishte veshur në dasmë.
Edhe pse fustani ishte në një nuancë të hapur të kaltër, në fotografi dhe video ai dukej i bardhë, gjë që kishte shkaktuar reagime të shumta nga ndjekësit.
Për këtë çështje kishte reaguar edhe vetë Benita, duke i cilësuar si “skandale” reagimet që, sipas saj, ishin krijuar nga persona që “donin t’ia prishnin dasmën motrës së tyre”.
