showbiz
U kritikua në rrjet/ Luiz Ejlli i përgjigjet ndjekësit: Mos deshe ta bëja tek salloni yt që të thoje qenka live?
Pas komenteve për episodin e regjistruar të emisionit “Live me Luizin”, një ndjekëse i sugjeroi këngëtarit të ndryshonte titullin, duke vënë në pikëpyetje përdorimin e fjalës “Live”.
Luizi iu përgjigj: “Live me mua janë të ftuarit, pra live me Luizin. Gjithashtu, muzika është live. Mos doje që ta bëja te salloni yt që ta quaje live?”
Në premierën e emisionit, të transmetuar me shënimin “episod i regjistruar”, përkrah Luizit u shfaqën Alketa Vejsiu, Eli Fara, Manjola Nallbani, Sinan Vllasaliu dhe Gjergj Leka.
