Pinknews
“Shit Rolexin dhe merr një grua”/ Don Xhoni i jep fund beqarisë?
Këngëtarja e njohur Fatmira Breçani ka rrëfyer në emisionin “Në shtëpinë tonë” për eksperiencat e saj profesionale dhe momentet nga eventet familjare që janë bërë virale në rrjetet sociale.
Gjatë intervistës me moderatorin Alban Musa, ajo foli për videot që kanë tërhequr vëmendjen e publikut, veçanërisht ato ku shfaqet duke kënduar për reperët Don Xhoni dhe Butrint Imeri.
Breçani tregoi se fillimisht nuk e kishte pritur që këto momente të përhapeshin kaq shumë në internet dhe se, kur videot u bënë virale, ishte ndier keq. Megjithatë, siç rrëfeu ajo, shoqet e kishin bindur se vëmendja e publikut ishte diçka pozitive.
Këngëtarja shpjegoi se kishte kënduar në dasmat e vëllezërve të dy artistëve, ku ata vetë ishin ngritur për të kërcyer. Në ato momente, ajo u kishte kushtuar edhe vargje me humor, duke iu referuar statusit të tyre si beqarë.
“Butrintit i këndova ‘o Butrinti i pamartuar, shit shtëpinë dhe merr një grua’, edhe Don Xhonit i thashë ‘o Don Xhoni i pamartuar, shit Rolexin’”, tregoi Breçani gjatë intervistës.
I pyetur nga moderatori nëse ndonjëri prej tyre e kishte marrë seriozisht këshillën, këngëtarja u përgjigj se Butrint Imeri kishte reaguar vetëm duke qeshur, ndërsa Don Xhoni i kishte thënë: “Shumë shpejt dhe ke me ardhur”.
Rrëfimi i këngëtares riktheu në vëmendje momentet që u shpërndanë gjerësisht në rrjetet sociale, duke e afruar atë edhe me një audiencë më të re.