Aktualitet
Në SPAK për 3 orë/ Karçanaj “kyç” gojën për gazetarët, largohet menjëherë
Ish-drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme pas rreth tre orësh e 20 minutash. Ajo u mor në pyetje nga hetuesit në kuadër të hetimeve për çështjen e AKSHI-t, ku është e përfshirë së bashku me persona të tjerë.
Karçanaj po hetohet për dyshime mbi shkeljen e barazisë në tendera dhe veprimtari të kryera në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal. Për të, GJKKO-ja ka caktuar masën e sigurisë “detyrim paraqitjeje”.
Pas daljes nga SPAK-u, ajo nuk pranoi të komentonte për mediat.