✦
Thinking ...
Connect with us

Bota

Ministri Hoxha për luftën në Gaza: Jemi anëtare themeluese e Bordit të Paqes dhe do të…

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, deklaroi se garantimi i sigurisë së Izraelit dhe përpjekjet për një paqe të drejtë e të qëndrueshme në Lindjen e Mesme duhet të ecin së bashku.

Gjatë takimit me homologun izraelit, Gideon Sa’ar, Hoxha foli për angazhimin e Shqipërisë në Bordin e Paqes dhe në Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit, të cilat, sipas tij, synojnë të mbështesin sigurinë, stabilitetin dhe përpjekjet humanitare në Gaza.

“Askush nuk mund të pritet të pranojë kërcënimin e terrorizmit ndaj qytetarëve të tij, ashtu siç nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme mes pasigurisë, dhunës dhe frikës së përhershme”, u shpreh ministri.

Hoxha tha se vuajtjet e izraelitëve dhe palestinezëve e bëjnë urgjente krijimin e kushteve që të dy popujt të jetojnë në siguri, dinjitet dhe shpresë, larg cikleve të dhunës.

“Asnjë komb nuk mund të pritet të pranojë kërcënimin e terrorizmit ndaj qytetarëve të tij, ashtu siç nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme mes pasigurisë, dhunës dhe frikës së përhershme.

Vuajtjet e jashtëzakonshme që kanë vijuar që atëherë kanë marrë shumë jetë të pafajshme dhe kanë lënë plagë të thella si te izraelitët, ashtu edhe te palestinezët.

Ato kanë përforcuar nevojën urgjente për të garantuar, para së gjithash, sigurinë e Izraelit, por edhe për të bërë çdo përpjekje të mundshme në funksion të një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme.

Në këtë këndvështrim, Shqipëria, nën drejtimin e Kryeministrit Rama, u bë anëtare themeluese e Bordit të Paqes dhe vendosi të kontribuojë në Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit, duke dëshmuar angazhimin tonë për të mbështetur stabilitetin, sigurinë dhe përpjekjet humanitare në Gaza.

Sfida përpara bashkësisë ndërkombëtare është, pra, të ndihmojë në krijimin e kushteve që si izraelitët, ashtu edhe palestinezët, të mund të jetojnë në siguri, dinjitet dhe shpresë, të çliruar nga ciklet e dhunës që kanë shkaktuar kaq shumë dhimbje brez pas brezi.

Për Shqipërinë, historia e popullit hebre ka një domethënie të veçantë. Në një nga orët më të errëta të njerëzimit, shqiptarët hapën dyert e shtëpive dhe zemrat e tyre, mirëpritën dhe mbrojtën familjet hebreje dhe u siguruan që ata që kërkuan strehim të gjenin mbrojtje, siguri dhe dinjitet”, tha ministri Ferit Hoxha.

 

Advertisement