✦
Thinking ...
Connect with us

Kronike

Vrau dy vëllezërit në Patos thuajse 30 vite më parë, lihet i lirë Sokol Hoxha?

Gjykata e Fierit ka konstatuar parashkrimin e dënimit me 25 vite burg ndaj Sokol Hoxhës, i dënuar për vrasjen e vëllezërve Ilirjan dhe Hektor Banaj në Patos, në vitin 1997. Gjykata urdhëroi lirimin e tij nga burgu, nëse nuk mbahet për ndonjë shkak tjetër ligjor.

Vendimi u dha të hënën, më 12 tetor, nga gjyqtarja Aurora Tusha, pas kërkesës së Hoxhës për konstatimin e parashkrimit të dënimit. Sipas raportimeve, prokurorja e çështjes, Malbora Dinaj, mbështeti kërkesën, duke argumentuar se kishte kaluar afati ligjor për ekzekutimin e dënimit.

Hoxha u dënua në vitin 2000 me 25 vite burg për vrasjen e dy vëllezërve Banaj. Ai u ekstradua nga Shtetet e Bashkuara më 6 gusht, pas arrestimit në kuadër të operacionit “Globi”.

Hoxha është dënuar gjithashtu me burgim të përjetshëm në Belgjikë për vrasjen e Brunilda Dervishit në Bruksel, në vitin 1997. Për këtë arsye, urdhri i lirimit nga dënimi shqiptar nuk nënkupton automatikisht se ai do të dalë nga burgu: vendimi parashikon lirimin nëse nuk ekziston një tjetër shkak ligjor për mbajtjen e tij.

Advertisement