Pinknews
600 të ftuar dhe yje të muzikës shqiptare/ Detaje nga dasma madhështore e vëllait të Bebe Rexhës
Këshilluesi i stilit Liri Nikqi ka ndarë detaje nga dasma e vëllait të këngëtares Bebe Rexha, e cila ka tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale. I ftuar në një lidhje të drejtpërdrejtë në emisionin “Ftesë në 5”, me moderatore Bieta Sulon, Nikqi tregoi se ceremonia ishte organizuar sipas traditave shqiptare dhe kishte rreth 600 të ftuar.
Nikqi, mik i familjes prej shumë vitesh, tha se të pranishmit vinin nga treva të ndryshme shqiptare, përfshirë Kosovën, Shqipërinë, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Dibrën.
Sipas tij, festa nisi me një grup muzikor dhe një këngëtar dibran, ndërsa më pas të ftuarit u argëtuan me performancat e këngëtares Yllka Kuqi dhe reperit Ledri Vula.
Një nga momentet më të veçanta të mbrëmjes ishte performanca e vetë Bebe Rexhës, e cila këndoi tri nga hitet e saj për të festuar martesën e vëllait. Nikqi e cilësoi këtë si një moment emocionues për familjen, duke theksuar simbolikën e një motre që i këndon vëllait në ditën e tij të veçantë.
Gjatë intervistës, ai vlerësoi gjithashtu përkushtimin e familjeve dibrane ndaj organizimit të dasmave dhe rëndësinë që u kushtojnë festave familjare, edhe kur jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Pjesë nga intervista:
Bieta: Sa të ftuar ishin? Ishte një dasmë e madhe tipike shqiptare?
Liri: Tipike shqiptare, ishin diku të ftuar rreth 600 vetë. Ishte një sallë e stërmbushur me gëzim dhe hare. Këta dibranët kanë një kulturë në dasmë, një investim të paparë, një përkushtim kaq të madh. Por edhe si njerëz këtu në Amerikë, janë njerëz të përkushtuar familjes, eventeve, dasmave.
Bieta: Ku dukej përkushtimi? Pamë këngëtarët Yllka Kuqi, Ledri Vula, kush ishte tjetër? Veshja e të ftuarve?
Liri: Po filloj me të ftuarit pasi kishte nga të gjitha trevat, si nga Kosova, Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia, nga Dibra. Dasma filloi me një grup dhe një këngëtar dibran, ishte një koktej që zgjati një orë. Pastaj ishte hyrja e këngëtares Yllka Kuqi, e cila di që t’i përshtatet çdo eventi. Pastaj surpriza, hyrja e reperit Ledri Vula, ishte një spektakël.
Bieta: Sipas teje, kë do të veçoje surprizën më pikante?
Liri: Ndoshta surpriza më e bukur ishte kur Bebe këndoi 3 nga hitet e saj. Aty ishte dhe një moment pak emocionues për familjen, se si motra po i këndonte vëllait.
Bieta: Bebe e bëri tipike fare, momenti kur ajo këndon nga oborri, që e kishte me hallën e madhe.