✦
Thinking ...
Connect with us

Politike

Përplasja e dhunshme para Minsitrisë/ Bardhi thirrje: Duart larg studentëve

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, reagoi pas përplasjeve mes protestuesve dhe policisë para Ministrisë së Arsimit, duke kërkuar ndalimin e asaj që e cilësoi si “terror policor ndaj rinisë”.

Në një reagim në rrjetet sociale, Bardhi u shpreh kundër përdorimit të dhunës ndaj të rinjve që protestojnë, duke kërkuar respektimin e së drejtës për të shprehur pakënaqësitë dhe kërkesat e tyre.

“Të rinjtë dhe të rejat që protestojnë për një Shqipëri më të mirë meritojnë respekt, jo dhunë; përgjigje, jo represion; liri, jo frikësim!”, shkroi Bardhi.

Ai theksoi se, sipas tij, përdorimi i forcës ndaj studentëve përbën një akt kundër së ardhmes së vendit dhe paralajmëroi se dhuna mund të dëmtojë më tej legjitimitetin e pushtetit. Në përfundim të reagimit, kreu i grupit parlamentar të PD-së iu drejtua autoriteteve me thirrjen: “Duart larg studentëve!”

“Të rinjtë dhe të rejat që protestojnë për një Shqipëri më të mirë meritojnë respekt, jo dhunë; përgjigje, jo represion; liri, jo frikësim! Kush ngre dorë mbi rininë, dëshmon frikën nga zëri i saj dhe nga ndryshimi që ajo kërkon. Asnjë pushtet nuk mund ta shuajë me dhunë zërin e një brezi që kërkon dinjitet, drejtësi dhe të ardhme në vendin e vet. Mos e ngatërroni heshtjen me bindjen dhe frikën me nënshtrimin. Rinia nuk intimidohet, nuk blihet dhe nuk ndalet!Çdo akt dhune ndaj studentëve është një akt kundër së ardhmes së Shqipërisë. Dhe çdo pushtet që zgjedh dhunën përballë rinisë, përshpejton humbjen e legjitimitetit të vet. Duart larg studentëve!” shkruajti Bardhi nw njw postim nw rrjete sociale.

Advertisement