✦
Thinking ...
Connect with us

Pinknews

Arbana Osmani e bindi Jul Dedën të largohet nga Top-i? Së shpejti në një projekt të përbashkët

Pas largimit nga Top Channel, Julian Deda ka zbuluar projektin e radhës, duke konfirmuar se së shpejti do të jetë pjesë e një prodhimi të ri kinematografik, ku do të bashkëpunojë edhe me Arbana Osmanin.

Aktori ka treguar gjatë një interviste për RTSH se po përgatitet për një film të ri, i cili pritet të mbajë titullin “1 milion rrugë”. Projekti do të realizohet nën drejtimin e regjisorit Eduart Grishaj.

Një nga risitë e këtij bashkëpunimi është përfshirja e Arbana Osmanit, e cila do të provojë për herë të parë rolin e producentes në një projekt kinematografik.

Për Jul Dedën, ky angazhim vjen pas përfundimit të bashkëpunimit me Top Channel, ku ishte pjesë e emisionit investigativ “Fiks Fare”. Aktori duket se ka zgjedhur t’i përkushtohet përkohësisht kinemasë, duke lënë mënjanë angazhimet e përditshme televizive.

Ndërkohë, bashkëpunimi me Arbana Osmanin dhe Eduart Grishajn shënon një tjetër projekt që bashkon emra të njohur të ekranit shqiptar, këtë herë në një prodhim për kinemanë.

Për momentin, nuk janë bërë të ditura detaje të tjera për historinë që do të trajtojë filmi, kastin e plotë apo datën e premierës.

Mbetet për t’u parë se kur do të nisë realizimi i “1 milion rrugë” dhe çfarë roli do të interpretojë Jul Deda në këtë projekt.

Advertisement