✦
Thinking ...
Connect with us

Aktualitet

Policia paralajmëron protestuesit: Dhuna mund të dënohet deri në 7 vite burg

Policia e Shtetit ka reaguar sërish pas akteve të dhunës të regjistruara gjatë protestës studentore para Ministrisë së Arsimit në Tiranë, duke u bërë thirrje pjesëmarrësve të ruajnë qetësinë dhe të distancohen nga personat që përfshihen në veprime të dhunshme.

Në reagimin e saj, policia thekson se tubimi nuk duhet të përdoret si mbulesë për akte dhune, sulme ndaj efektivëve apo shkatërrim të pronës publike dhe private. Autoritetet u kërkojnë protestuesve të mos bëhen pjesë e këtyre veprimeve, duke nënvizuar se përgjegjësia për shkeljet e ligjit është individuale.

“Çdo person që ushtron dhunë, djeg apo shkatërron pronën, ose sulmon punonjësit e Policisë, mban përgjegjësi individuale dhe do të përballet me ligjin, në përputhje me veprën e kryer”, thuhet në reagimin e Policisë së Shtetit.

Policia u referohet gjithashtu dispozitave të Kodit Penal, duke paralajmëruar se për vepra të caktuara që lidhen me dhunën dhe shkatërrimin e pronës me zjarr parashikohen dënime deri në shtatë vjet burgim. Masa konkrete varet nga vepra e kryer, rrethanat dhe pasojat e shkaktuara.

Reagimi vjen në një moment kur protesta, e nisur para Ministrisë së Arsimit, është shoqëruar me përplasje mes protestuesve dhe forcave të rendit, përdorim të gazit lotsjellës dhe raportime për persona të lënduar e të arrestuar.

Advertisement