Aktualitet
Protestuesit drejt Ministrisë së Brendshme, policia ndalon hyrjen me forcë
Ministria e Brendshme është kthyer në një tjetër pikë tensioni gjatë protestës në Tiranë. Një numër i konsiderueshëm protestuesish janë drejtuar drejt hyrjes së institucionit dhe kanë tentuar të futen brenda, por deri në këto momente policia ka arritur t’i ndalojë.
Ndërkohë, drejt godinës vijojnë të hidhen gurë dhe lëndë piroteknike, ndërsa forcat e rendit po vazhdojnë ndërhyrjen dhe arrestimet e personave të përfshirë në incidentet e protestës.
Situata mbetet e tensionuar, ndërsa mes protestuesve janë dëgjuar edhe thirrje për t’u zhvendosur drejt Kuvendit. Zhvillimet e fundit vijnë pas incidenteve të regjistruara në zona të tjera të kryeqytetit, ku protesta është shoqëruar me dëmtime të pronës dhe përpjekje për të hyrë në godina institucionale.