Aktualitet
Në rrjet u përfol për viktima në natën e parë të protestës/ Hita qetëson qytetarët
Drejtori i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka deklaruar se deri tani janë plagosur 71 efektivë policie.
Ai u bëri thirrje prindërve, mësuesve dhe pedagogëve që të mos lejojnë që fëmijët të përdoren për akte dhune, sipas tij.
Ai tha se nga të arrestuarit e natës së parë të protestës nuk kishte asnjë student, ndërsa natën e dytë vetëm disa prej tyre rezultuan studentë.
Sipas tij, të rinjtë me maska që po sulmojnë dhe dhunojnë policinë dhe pronën publike dhe private nuk janë studentë, por janë rekrutuar nga ata që kanë organizuar protestën, të cilët i cilësoi si eksponentë të brendshëm dhe të jashtëm.
“Policia e Shtetit garanton të drejtën për protestë paqësore, por nuk mund të jetë mburojë për dhunën, zjarrvënien dhe grabitjen. Policia nuk është pronë e asnjë partie politike. Misioni ynë është të mbrojmë jetën. U bëj thirrje prindërve, mësuesve dhe pedagogëve të mos lejojnë që nxënësit të përfshihen dhe të përdoren në akte dhune.
Nuk janë studentë, por individë të rekrutuar nga organizatorët e vërtetë të protestës, brenda dhe jashtë vendit. Nga të arrestuarit e natës së parë, asnjë nuk ishte student. Natën e dytë, një numër i vogël ishin studentë”, tha Hita.