Kronike
Tronditëse! Burri godet me sqepar bashkëshorten, 55-vjeçarja në gjendje të rëndë
Një ngjarje e rëndë e dhunës në familje është regjistruar rreth orës 13:00 të kësaj të premteje në Vau të Dejës, ku një 55-vjeçare dyshohet se është goditur me sqepar nga bashkëshorti i saj. Gruaja ka pësuar dëmtime të rënda trupore dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën.
E dëmtuara, e identifikuar si Zina Krajni, është transportuar me ambulancë drejt Spitalit Rajonal të Shkodrës, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.
Pas ngjarjes, Policia e Shkodrës ka ndërhyrë dhe ka arrestuar bashkëshortin e saj, i cili dyshohet se e ka goditur me mjetin e fortë. Autoritetet po vijojnë veprimet hetimore për të dokumentuar rrethanat e ngjarjes dhe për të përcaktuar përgjegjësinë ligjore të personit të dyshuar.
Deri tani, motivet që mund të kenë çuar në këtë akt dhune nuk janë bërë të ditura. Hetuesit po punojnë për të zbardhur dinamikën e plotë të ngjarjes së rëndë, ndërsa gjendja shëndetësore e 55-vjeçares mbetet shqetësuese.
View this post on Instagram