✦
Thinking ...
Connect with us

Aktualitet

I çahet koka studentit para Kryeministrisë, efektivët i hodhën gaz lotsjellës në kokë

Një protestues ka mbetur i plagosur në kokë gjatë përplasjeve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përpara godinës së Kryeministrisë në Tiranë.

Sipas informacioneve paraprake, protestuesi ka pësuar një çarje në kokë pasi është goditur nga një bombol e hedhur në drejtim të turmës. Rrethanat e plota të incidentit dhe gjendja shëndetësore e të plagosurit nuk janë bërë ende të ditura.

Ngjarja është regjistruar në një moment kur tensionet në protestë janë rritur ndjeshëm. Për shpërndarjen e turmës, policia ka përdorur gaz lotsjellës dhe autobotë me ujë, ndërsa përplasjet janë përqendruar në zonën përpara Kryeministrisë.

Plagosja shton bilancin e incidenteve të raportuara gjatë protestës, ndërsa mbetet për t’u sqaruar se si ndodhi goditja dhe nëse protestuesi ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Advertisement