Politike
“Rama, fotokopje e Berishës në 1997”, Gjinishi: Protestat janë produkt i arrogancës së kryeministrit
Analisti dhe pedagogu Ermir Gjinishi, e cilësoi protestën që po zhvillohet në Tiranë dhe në disa qytete të vendit si produkt të arrogancës së qeverisë. Gjinishi tha se kryeministri Edi Rama sot është bërë fotokopje e Sali Berishës në vitin 1997.
Pjesë nga biseda:
Rakipi: Thuhet që kryeministri dhe ministri i Brendshëm thonë se ka shërbime të huaja?
Gjinishi: Protestat janë produkt i arrogancës së pushtetit. E dyta, reagimi i qeverisë ishte negativ. Qeveria i trajton kritikët si armiq. E treta, sa i përket reagimit të tij për protestën, ku flitet për shërbime, shërbimet e huaja mund të jenë të pranishme, por nuk janë ato motivi i kësaj proteste. Rama është bërë fotokopje e Berishës në vitin 1997. Në vitin 1997, Gazidede thoshte se kemi serbë, ndërsa ky thotë se kemi flamingo serbë. Por rrahjet e studentëve nuk i bëjnë shërbimet e huaja, por policët pa logo.