✦
Thinking ...
Connect with us

Aktualitet

Seanca ndaj 63 protestuesve, deri më tani 5 në burg dhe 3 të tjerë detyrim paraqitjeje

Në Gjykatën e Tiranës po vijon seanca gjyqësore për 63 protestuesit e arrestuar gjatë ditës së dytë të protestës studentore.

Seanca pritet të shqyrtojë çështjen e protestuesve të arrestuar, teksa priten vendimet që do të marrë gjykata.

Gazetarja Anila Hoxha, raporton se deri më tani 3 prej tyre janë lënë në masën “detyrim paraqitjeje”, ndërsa pesë të tjerë janë lënë në burg, me afat 21 ditë.

Për të tjerët vijon ende seanca në Gjykatën e Tiranës. Gjyqtarja e çështjes është Vjollca Spahiu.

Advertisement