✦
Thinking ...
Connect with us

Aktualitet

Policia ndërhyn mes protestuesve dhe kryen shoqërimet me forcë

Situata në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë është përshkallëzuar, me përplasje të forta mes protestuesve dhe forcave të policisë pranë godinës së Kryeministrisë.

Pas përdorimit të gazit lotsjellës dhe autoboteve me ujë me presion në përpjekje për të shpërndarë turmën, forcat e policisë dhe efektivët e ndërhyrjes së shpejtë kanë ndërmarrë një tjetër ndërhyrje në terren.

Efektivët kanë kaluar përmes turmës së protestuesve, ndërsa kanë nisur shoqërimet e para. Sipas raportimeve nga vendngjarja, disa qytetarë dhe të rinj janë kapur nga policia dhe janë larguar nga zona e protestës.

Ndërkohë, gjatë përpjekjeve të disa protestuesve për të penguar shoqërimin e bashkëqytetarëve të tyre, janë regjistruar edhe përplasje fizike me efektivët.

Përdorimi i gazit lotsjellës ka vijuar të krijojë vështirësi në zonën e bulevardit, ndërsa situata mbetet e tensionuar.

Ende nuk ka të dhëna të konfirmuara për numrin e personave të shoqëruar apo për të lënduar të tjerë gjatë ndërhyrjes së policisë.

Advertisement