✦
Thinking ...
Connect with us

Aktualitet

Tirana në prag të protestës së gjashtë, biznese të fortifikuara

Kryeqyteti paraqitet i qetë në orët e para të ditës, me lëvizje të reduktuara në rrugë dhe biznese që kanë marrë masa mbrojtëse për ambientet e tyre, në prag të protestës së gjashtë studentore.

Në disa zona të Tiranës, bizneset kanë vendosur struktura metalike dhe hekura për të mbrojtur ambientet, ndërsa numri i qytetarëve që lëvizin në rrugë duket më i ulët se zakonisht.

Kjo e diel shënon ditën e gjashtë të protestave të nisura nga studentët, të cilëve u janë bashkuar edhe qytetarë të tjerë.

Ndërkohë, grumbullimi i protestuesve ka nisur pranë Ministrisë së Arsimit. Në mesin e të pranishmëve shihen të rinj me dhe pa maska, të cilët mbajnë flamuj kombëtarë dhe bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Protesta nis me këngë dhe valle para policisë

Ndryshe nga përplasjet e regjistruara gjatë ditëve të fundit, protesta e sotme ka nisur me një moment të veçantë. Disa të rinj janë parë duke kërcyer dhe kënduar në mes të rrugës, përballë efektivëve të Policisë së Shtetit.

Grumbullimi i protestuesve vijon pranë Ministrisë së Arsimit, ndërsa vëmendja mbetet te zhvillimet e mëtejshme të tubimit dhe masat e sigurisë të marra nga autoritetet.

Pas disa ditësh të shoqëruara me tensione dhe përplasje, protesta e gjashtë zhvillohet në një atmosferë pritjeje në kryeqytet.

Advertisement