✦
Thinking ...
Connect with us

Kronike

Masakër/ Ushtaraku qëllon për vdekje dy vëllezërit, një i tretë ende në gjendje kritike

Një konflikt për motive të dobëta ka përfunduar me dy viktima dhe një person të plagosur në Bathore, në Kamëz. Ngjarja është regjistruar në rrugën “Petrela”, ku një person dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri ndaj tre vëllezërve, duke shkaktuar vdekjen e dy prej tyre.

Sipas njoftimit të policisë, konflikti ka nisur mes shtetasit N. M., rreth 40 vjeç, dhe tre vëllezërve S. I., N. I. dhe Sh. I. Përplasja dyshohet se është përshkallëzuar deri në përdorimin e armës së zjarrit.

Si pasojë e të shtënave, shtetasi S. I., rreth 30 vjeç, humbi jetën në vendngjarje. Dy vëllezërit e tjerë, N. I., 48 vjeç, dhe Sh. I., rreth 44 vjeç, mbetën të plagosur dhe u transportuan në spital për ndihmë mjekësore. Pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, 48-vjeçari nuk arriti të mbijetonte, ndërsa vëllai i tij 44-vjeçar vijon të jetë nën kujdesin e mjekëve.

Pas marrjes së njoftimit për të shtënat, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5 mbërritën në vendngjarje. Si rezultat i veprimeve të shpejta policore, u kap dhe u arrestua i dyshuari N. M., rreth 40 vjeç, i cili, sipas policisë, është punonjës i Policisë Ushtarake.

Gjatë veprimeve hetimore, policia sekuestroi edhe një pistoletë, e dyshuar si arma e përdorur në krim. Grupi hetimor po vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes dhe sqarimin e rrethanave që çuan në përshkallëzimin fatal të konfliktit.

Advertisement