✦
Thinking ...
Connect with us

Politike

PROTESTAT/ RAMA: PO MBAJNE QYTETIN NE TERROR

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish ditën e sotme lidhur me protestat e dhunshme që po zhvillohen prej disa ditësh në Tiranë.

“Jemi këtu në këtë institucion që është bërë objekt i sulmit dhe në fakt i një agresioni të vërtetë me gurë të shkulur nga trotuaret e rrugës së Durrësit. Është vendosur në qendër të vëmendjes vetëm për një arsye, për të kamufluar ç’ka në të vërtetë është në burimin e helmuar të kësaj proteste. Për të krijuar idenë që kjo është një protestë për arsimimin dhe për të justifikuar këtë valë dhune që s’ka të bëjë as me nxënësit e as me studentët. Brenda atij grupi ka edhe studentë që janë të ekstremizuar në pikëpamjet e tyre, që u përkasin rrymave të reja të ekstremizmit politik, por problemi nuk janë asnjëherë studentët që ushtrojnë të drejtën e protestës. Këtu flasim për ushtrimin e dhunës. Kam marrë këtë gurin në dorë dhe kur imagjinon peshën që ky merr kur gjuhet drejt trupave të Policisë, është një armë që mund të shkaktojë edhe një tragjedi. Ky gur përcakton ku mbaron e drejta e protestës”, tha mes të tjerash Rama.

Protestat e dhunshme/ Rama porosi mësuesve: Shkruani ditarin e këtyre ditëve, pasqyroni atë që ndodhi! Kjo flamë po tërheq fëmijët

1792476879_rama.jpg

Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me mësues, në ambientet e Ministrisë së Arsimit, i ka porositur ata që të shkruajnë ditarin e këtyre ditëve dhe të pasqyrojnë atë ç’ka ka ndodhur me të miturit gjatë protestave të dhunshme.

“Jemi në një front të përbashkët për të kompensuar agresionin e imazheve që fëmijët marrin nga Tik Tok dhe platformat e tjera, ku tanimë janë bërë pjesë e një jete paralele ku ata kujtojnë se zgjedhin, por në fakt algoritmi i zgjedh dhe i shënjestron njësoj si rrjetet e shpërndarësve të drogës, që i çojnë në mënyrë të vazhdueshme te varësia nga diçka që i ndan nga realiteti. Lavdi Zotit pjesa më e madhe e nxënësve është e shëndoshë. Por rreziku që kjo pjesa tjetër të bëhet gjithmonë më e madhe, është një rrezik real. Prandaj ju duhet të bazohemi te eksperienca juaj. Kemi dakordësuar me ministren dhe me disa këshilltarë të arsyeshëm edhe idenë që secili prej mësuesve të shkruajë edhe ditarin e këtyre ditëve, në mënyrë të detajuar, me një narrativë shumë të thjeshtë, çfarë ndodhi, si ndodhi. Jo për të pasur një dokument për ta çuar në një organ ligjzbatues, por për të pasur mozaikun e një historie që do na vlejë kur ta lexojmë. Kjo do të na ndihmojë se ku duhet të ndërhyjmë qoftë në aspektin e sigurisë, qoftë në aspektin e atyre individëve që janë tërhequr nga kjo flamë”, tha mes të tjerash Rama.

Protestat e dhunshme/ Rama: Po krijohet ideja sikur po digjet e gjithë Shqipëria, sulmi organizohet nga duar të stërvitura për këtë punë

1792477205_rama.jpg

Kryeministri Edi Rama i ka cilësuar protestat që po zhvillohen gjatë këtyre ditëve në Tiranë si një luftë Hibride që funksionon duke përdorur shqetësimet reale të qytetarëve.

Rama tha gjithashtu se përmes sulmeve po krijohet ideja sikur po digjet e gjithë Shqipëria, por në fakt sipas tij, sulmet janë të organizuara nga duar të stërvitura për këtë punë, vetëm në një perimetër të paracaktuar.

“Interesa të lidhura me natyrisht paranë, me politikën, me pushtetin, në kuptimin e nevojës ulëritëse për të përdorur këtë shqetësim social dhe për ta kthyer në valë gurësh për të rrëzuar qeverinë me imponimin e dhunës, gjë që s’ka për të ndodhur kurrë, por që rëndon në mënyrë dramatike në psikologjinë e qytetarëve. Krijon idenë se këtu po digjet e gjithë Shqipëria, ndërkohë që ky është një sulm i organizuar në një perimetër të mirëpërcaktuar, që orkestrohet nga duar që janë të stërvitura për këtë punë, që ushqehet me benzinë si një zjarr i brendshëm nga aktorë të huaj. Kjo kuptohet dhe tani po bëhet një çështje e madhe në të gjithë Europën. Është një luftë hibride që funksionon sepse bazohet te shqetësime reale, jo te fantazira. Sigurisht që janë reale shqetësimet për të nesërmen e sigurt në raport me strehimin dhe mundësitë për të patur më shumë”, tha mes të tjerash Rama.

Protesta, Rama kërcënon me paketë masash: Kush shkatërron, do të paguajë!

Protesta, Rama kërcënon me paketë masash: Kush shkatërron,

Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me drejtuesit e shkollave, ka deklaruar se qeveria po punon për një paketë masash, duke paralajmëruar se personat që shkaktojnë dëme në protestë. do të mbajnë përgjegjësi para ligjit.

Rama u shpreh se është i gatshëm të komunikojë me këdo që kërkon dialog me të apo me qeverinë, duke theksuar se është i hapur për të dëgjuar çdo shqetësim.

“Në çdo rast dhe për çfarëdo arsye që kërkohet komunikim me mua apo me qeverinë, ne jemi aty dhe jemi gati. Unë përcjell çdo mesazh që më vjen, te ministrat. Jo më pastaj të dëgjoj ata që kanë nevojë të më thonë atë që mendojnë. Le të hapim këtë diskutim, jam i gatshëm pa kushte të dëgjoj këdo dhe kudo”, u shpreh Rama.

Megjithatë, kryeministri theksoi se dhuna dhe shkatërrimi nuk mund të justifikohen, duke paralajmëruar pasoja ligjore për personat përgjegjës.

“Por me këtë nuk ka shans, kur përdor këtë, mundësitë i ka dy, ose të shpëtojë falës maskës ose këmbëve të shpejta, ose të përgjigjet para ligjit. Po punojmë për një paketë masash, kush shkatërron duhet të paguajë”, deklaroi kryeministri.

Protestat/ Rama: Do të shohim mundësinë e uljes së moshës për përgjegjësinë penale!

Vijon 'çmenduria', Rama: Do të shohim mundësinë
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se qeveria do të shqyrtojë mundësinë e uljes së moshës për përgjegjësinë penale, ndërsa ka theksuar se edhe prindërit duhet të mbajnë përgjegjësi për dëmet e shkaktuara nga fëmijët e tyre.

Gjatë deklaratës së tij, Rama iu referua arrestimeve të kryera, duke u shprehur se ato janë konsideruar të ligjshme nga gjykata.

“Gjykata i ka konsideruar arrestimet të ligjshme. Prindërit nuk do të mbeten jashtë kësaj përgjegjësie, për të paguar dëmet që bëjnë fëmijët e tyre. Kjo nuk shkon kështu. Është i mitur dhe nuk duhet të mbajë përgjegjësi. Ky është instrumenti i forcës së shtetit. Na duhet instrumenti i këmbënguljes së shtetit”, u shpreh Rama.

Dhunë ndaj protestuesve? Rama: Rreth 200 policë të plagosur, 80 protestues të lënduar. Kjo është luftë hibride

Kryeministri Edi Rama ka kundërshtuar pretendimet për përdorim të forcës disproporcionale nga policia ndaj protestuesve, duke deklaruar se numri i efektivëve të plagosur gjatë tubimeve është më i lartë se ai i protestuesve. Sipas shifrave të bëra publike prej tij, rreth 200 efektivë policie kanë marrë ndihmë mjekësore në spital, ndërsa numri i protestuesve të lënduar është rreth 80. Gjatë fjalës së tij, Rama u ndal te pretendimet se policia po ushtron dhunë ndaj protestuesve, duke argumentuar se të dhënat për të lënduarit, sipas tij, tregojnë një tjetër panoramë të situatës.

“Ka një fakt shumë të thjeshtë, elementar: aty ku përdoret forca disproporcionale, raporti mes të lënduarve në anën e protestuesve dhe atyre në anën e policisë, natyrisht që është një raport i zhdrejtë, ku qartësisht ka më shumë protestues të lënduar se policë të lënduar”, deklaroi kryeministri. Më tej, ai bëri të ditur shifrat që, sipas tij, pasqyrojnë situatën e krijuar gjatë protestave.

“Sot që flasim, se kam shifrën konkrete të fundit, por jemi deri afër 200 efektivë policie të lënduar, të plagosur, që kanë shkuar dhe kanë marrë ndihmë në spital, dhe jemi diku te 80 të lënduar nga ana e protestuesve, ndër të cilët më pak se gjysma janë studentë. Të tjerët janë të rinj, por aspak studentë, aspak nxënës. Të rinj që i përkasin grupit të zjarrit”, u shpreh Rama.

Gjatë deklaratës së tij, Rama pretendoi se protestat po shfrytëzohen nga aktorë të ndryshëm për të nxitur destabilitet në vend, duke përmendur edhe ndikimin e mundshëm nga jashtë.

“Ky është sulm që zhvillohet në një perimetër të mirëorkestruar, që ushqehet me benzinë si zjarr i brendshëm nga aktorë të huaj, gjë që tanimë po bëhet çështje e madhe në gjithë Europën dhe ku ju projektohet qytetarëve një realitet i kombinuar, hibrid. Është një luftë hibride, e cila natyrisht funksionon deri në këtë masë, sepse bazohet në shqetësime reale”, deklaroi Rama.

Kryeministri pranoi se pakënaqësitë e qytetarëve për kostot e jetesës dhe strehimin janë reale, por argumentoi se ato po përdoren për qëllime të tjera.

“Janë reale shqetësimet për kostot e jetesës, për të nesërmen e sigurt në raport me strehimin, me mundësitë për të pasur më shumë, etj.”, tha Rama.

Kryeministri akuzoi gjithashtu një pjesë të mediave se, sipas tij, po i paraqesin protestat në funksion të interesave politike dhe ekonomike, duke e zhvendosur vëmendjen nga shqetësimet për arsimin.

“Më keq se agresioni i gurëve është agresioni i mediave, të rreshtuara në front për interesa krejt të tjera, jo për arsim më të mirë. Interesa të lidhura me paranë, me politikën, me pushtetin, në kuptimin e nevojës ulëritëse për të përdorur këtë shqetësim social dhe për ta kthyer në zjarr dhe valë gurësh për të rrëzuar qeverinë dhe për të ndryshuar pushtetin me imponimin e dhunës, që s’ka për të ndodhur asnjëherë, për asnjë arsye”, deklaroi Rama.

Sipas tij, pasqyrimi i protestave në këtë mënyrë ndikon edhe në perceptimin e qytetarëve për situatën në vend. “Por rëndon në mënyrë dramatike në psikologjinë e qytetarëve, krijon idenë se këtu po digjet e gjithë Shqipëria”, u shpreh kryeministri.

Protestat e dhunshme/ Rama: Nën puplat e flamengove ishin fshehur duart që sot dolën haptas

1792479374_edirama.jpg

Kryeministri Edi Rama është shprehur se ‘nën puplat e flamingove’ ishin fshehur duart që sipas tij dolën haptas me dhunën e ushtruar gjatë protestës.

“Kjo gjë është diçka që dihej, kur nën puplat e flamingove u fshehën edhe duart që sot kanë dalë haptas. Nga ana tjetër, çfarë e sfidon një shtet, e bën vetëm më të fortë. Policia e Shtetit meriton respektin e të gjithëve”, tha mes të tjerash Rama.

Protestat/ Rama ‘u tërheq veshin’ pedagogëve: Disa prej tyre dalin e predikojnë duke e krahasuar valën e dhunës me ngjarjet e vitit 1990

1792478637_rama.jpg

Kryeministri Edi Rama ka shprehur rezerva për disa pedagogë, që sipas tij kanë dalë në mbështetje të dhunës në protesta, duke e krahasuar atë me ngjarjet e vitit 1990.

“Unë jam i bindur që duhet, por si do të realizojmë ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët deri në moshën 16-vjeç dhe si do të adresojmë gjithë këtë masë agresorësh të jetës dhe dinjitetit të njeriut, që përmes rrjeteve sociale kërcënojnë dhe i marrin qetësinë familjeve. Ju falënderoj për qëndrimin drejtë këto ditë, kur shumë lëkunden dhe predikojnë në media, deri në pikën si disa pedagogë që e krahasojnë këtë valë dhune me protestat e vitit 1990. Po unë s’dua të hy këtu sepse me pedagogët është një gjë tjetër dhe unë gjërat kam dëshirë t’i them përballë”, tha mes të tjerash Rama.

Kumbaro: Dhuna po u rrëmben fëmijëve orë nga jeta, kemi ngritur ekip psikologësh për t’i mbështetur

1792476095_mirelakumbaro.jpg

Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro në takim me drejtorët e shkollave ku ishte i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama, ka deklaruar se komunikimi me nxënësit dhe familjet e tyre është thelbësor për përballimin e situatës së krijuar nga protestat e dhunshme që prej disa ditësh po zhvillohen në Tiranë.

Kumbaro bëri të ditur se është ngritur një ekip psikologësh, të cilët do të jenë në dispozicion të nxënësve, prindërve dhe familjeve të prekura nga situata.

“Çdo orë që u’a merr dhuna, janë orë të rrëmbyera nga jeta e këtyre fëmijëve. Komunikimi është çelësi i suksesit. Kemi ngritur një ekip psikologësh që duhet të jenë në dispozicion të familjeve dhe prindërve. Çdo moment është një traum për ta dhe ne nuk do të lejojmë që ata ta kenë në historikun e jetës së tyre. Duke folur për Tiranën, ku kemi edhe problematikën më të madhe, në të gjitha shkollat e tjera ka vijuar procesi i mësimit normalisht, me shumë pak episode. Janë grupe që vijnë nga jashtë oborrit të shkollave që tentojnë të prekin stabilitetin dhe të krijojnë turbullira”, tha mes të tjerash ministrja Kumbaro.

Advertisement