Aktualitet
Edukatorja keqtrajtoi fëmijën 4-vjeçar, nëna “hakmerret” duke e dhu’nuar
Policia e Fierit ka proceduar penalisht dy gra, 44 dhe 29 vjeçe, pas dyshimeve për keqtrajtim të një fëmije 4-vjeçar dhe dhunë ndaj edukatores së tij.
Sipas dyshimeve të hetimit, 44-vjeçarja me inicialet E. P., e cila punon si edukatore në një kopsht shtetëror, ka keqtrajtuar në ambientet e kopshtit fëmijën 4-vjeçar të 29-vjeçares.
Nga ana tjetër, 29-vjeçarja dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj edukatores. Për rastin ka ndërhyrë Policia e Fierit, e cila ka nisur procedimin penal ndaj të dyjave. Rrethanat e plota të ngjarjes nuk bëhen të ditura në informacionin paraprak.