✦
Thinking ...
Connect with us

Kosova

Tensionet në Shqipëri/ Haradinaj shpreh solidaritet: Me sy e zemër jemi me ju

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar për tensionet dhe përplasjet gjatë protestave në Shqipëri, duke bërë thirrje për qetësi dhe maturi, në mënyrë që situata të mos përshkallëzohet më tej.

Në një mesazh të publikuar nga RTV Dukagjini dhe të shpërndarë nga AAK-ja, Haradinaj iu drejtua qytetarëve në Kosovë dhe Shqipëri, duke kërkuar që reagimet të jenë të kujdesshme dhe të kontribuojnë në uljen e tensioneve.

“Një lutje për të gjithë ne në Kosovë, ta ndihmojmë Shqipërinë me qëndrime të matura. Dhe një lutje për të gjithë ata në Shqipëri, të mos lejojnë situatën të përkeqësohet edhe më shumë”, deklaroi Haradinaj.

Edhe partia që ai drejton shprehu solidaritet me Shqipërinë përmes një mesazhi në rrjetet sociale: “Me sy e zemër jemi me Shqipërinë, sot e gjithmonë!”

Reagimi vjen në një moment tensionesh të shtuara gjatë protestave në Shqipëri, ndërsa thirrjet për shmangien e përshkallëzimit dhe ruajtjen e qetësisë po marrin jehonë edhe përtej kufirit.

Advertisement