✦
Thinking ...
Connect with us

Politike

“Kokën në kovë me ujë të qelbur”, Shehaj publikon dëshmi tronditëse të dhunës ndaj studentëve

Kryetari i Partisë Mundësia Agron Shehaj ka publikuar një dëshmi tronditëse të një studenti protestues i cili është shoqëruar nga Policia dhe është dhunuar prej tyre.

I riu tregon se pavarësisht dhunës së ushtruar ndaj tij, në Komisariat nuk i kanë çuar as mjekë për ta vizituar.

“-Ti ke akoma shenja te syri dhe te koka?

-Po.

 

 

-Je vizituar?

-Jo, akoma.

-Aty të vizituan?

-Jo”.

Studenti ka dëshmuar për kryetarin e Mundësia Shehaj dhe deputetin Erald Kapri një situatë dhune e terrori që kanë përjetuar të rinj dhe të reja të tjerë të arrestuar nga policia në protestë.

I riu rrëfen se djem të tjerë me të cilët ka ndarë dhomën e paraburgimit kanë pasur shenja dhune të dukshme dhe se ka dëgjuar prej tyre torturat e kërcënimet që i kanë bërë efektivët e Shqiponjave, duke u futur kokën në kovë uji dhe duke i kërcënuar me vdekje.

“- Një që kisha unë në qeli, i kishin futur kokën në një kovë te Komisariatit nr. 2 me ujë të qelbur, nuk e di me çfarë ishte ajo.

– Çfarë thua?

– “Fute kokën te kova se do të të rrah.”

– E pabesueshme, ta tregoi vetë?

– I kam parë vetë shenjat e fytyrës, shenjat te trupi, grushte.

– Torturë praktikisht.

Torturë, torturë.

– Shumë i trembur, ishte rrahur në mënyrë masakër, masakër edhe e kërcënonin akoma Shqiponjat, i thoshin: “Po të pashë më në rrugë, do të të vras”.

– Po të pashë më në rrugë, do të të vras?

– Nuk e ke idenë. Në furgon, ky djali që më tregonte ishte në furgon me mua, më tregonte se do i hidhnin në Vaqarr të djegur.

I thoshin këta?

Efektivi i Shqiponjave.

Pasi i kishin rrahur, pasi i kishin rrahur mirë e mirë.

“Qepe gojën”, i thoshin. I gjuanin”, shprehet i riu.

“Ishalla s’po na kapin prapë nesër”, dëgjohet të thotë studenti në fund të videos së publikuar nga Agron Shehaj.

Kryetari i Mundësia Agron Shehaj ka publikuar në vijimësi dëshmi të studentëve të arrestuar të cilët kanë treguar dhunën që kanë përjetuar dhe kërcënimet për të pranuar se kanë gjuajtur me molotovë në protest apo detyrimin për të treguar të dhënat e telefonave të tyre.

Në një tjetër dëshmi, Shehaj publikoi denoncimin edhe të një vajze protestuese e cila tha se ishte ndjekur nga policia deri në shtëpinë e saj dhe se e kishin ndalur duke i kërkuar llogari se ku po shkonte.

Deputetët Shehaj dhe Kapri kanë ndjekur nga afër që prej ditës së parë të protestës së studentëve rastet e arrestimeve dhe shoqërimeve të paligjshme të të rinjve protestues, duke ofruar edhe asistencën ligjore përmes avokatëve të ekipit të Partisë Mundësia.

Advertisement