Sport
Tifozët gjermanë i bëjnë zbor Interit, i zgjojnë në 4 të mëngjesit me fishekzjarre…
Tifozët e Borusia Mynshengladbahut kanë menduar të shtojnë presionin dhe ankthin tek rivalët zikaltër sonte në mbrëmje. Disa mbështetës të klubit gjerman kanë tentuar të prishin gjumin e skuadrës italiane duke ndezur fishekzjarre në orën 4 të mëngjesit, të cilat zgjatën për 5 minuta.
Sipas mediave italiane, zhurmat kanë qenë shurdhuese. E gjitha kjo bëhet për të çorientuar psikologjikisht kundërshtarin, i cili ndodhet në pozitë tepër delikate në Ligën e Kampioneve.
Pas 4 ndeshjesh, Interi rrezikon sërish të mos kalojë fazën e grupeve teksa ka grumbulluar vetëm 2 pikë në 4 përballje. Gjermanët e Gladbahut kanë me vete 8 pikë dhe nisen favoritë ndaj zikaltërve, por për Konten dhe skuadrën e tij sot është “beteja” vendimtare.
PANORAMASPORT.AL

