Aktualitet
1 vjeçari dhunohet në çerdhe, bashkëshorti i edukatores kërcënon prindërit
Qytetarja Blerina Basha ankohet në emisionin Fiks Fare se djali i saj vetëm 1 vjeç i është dhunuar në çerdhe nga edukatoret .Ajo rrëfen me dhimbje se i biri në fillim i erdhi në shtëpi i nxirë në faqe ,shenja pickimi dhe më vonë i nxirë në krahë. Pavarësisht se ky kopësht nuk kishte një emër indetifikues, Blerina tregon se fëmijën e saj e dërgonte aty, pasi edhe prindër të tjerë u kishin besuar fëmijët e tyre të njëjtit institucion.

Denoncimi për dhunimin e fëmijës është referuar edhe në polici, por pa dhënë asnjë rezultat. Blerina Basha kërkon ndihmën e Fiksit për të dalë e drejta, por gjithashtu ajo tregon se bashkëshorti i edukatores që i ka dhunuar fëmijën i ka bërë presion për të tërhequr denoncimin. Qytetarja e pajisur me kamerë të fshehtë shkon tek çerdhja ku dërgonte djalin. Prindi ballafaqohet me edukatoren e cila duhet të përkujdesej për fëmijët e jo t’i dhunonte ata.



