Connect with us

Politike

Situata e koronavirusit në Shqipëri, Mira Rakacolli zbulon çfarë kanë diskutuar me ekspertët turq: Ditën e fundit është vënë re…

Kryetarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve, Mira Rakacolli është shprehu se ka pasur ulje të shtrimit të spitale, por dhe rasteve pozitive.

Ajo shtoi se ulja e shtrimeve në spitale dhe infeksioneve ka ardhur si pasojë e masave me nivel mesatar që janë ndërmarrë gjatë këtyre javëve.

“Kemi pasur mundësinë që të diskutojmë dhe të ndajmë eksperienca me kolegët turq. Gjej rastin t’i falenderoj për përkushtimin e tyre. Kemi diskutuar mbi situata epidemiologjike si dhe mbi masat e marra.

Kemi shqyrtuar me vëmendje strategjinë e përballjes vjeshtë-dimër. Kolegët turq kanë pasur rastin të shkojnë edhe në terren, duke parë nga afër situatën. Kemi diskutuar edhe për vazhdimësinë edhe për problemet në të ardhmen. Ka një ulje të numrat të të shtruarve në spital dhe pozitivitetit.

Ekspertët e kanë vlerësuar si një vlerë e ardhur nga masat me nivel mesatar që janë marrë. Po vazhdojmë ta monitorojmë situatën që të vazhdojmë ta kemi të kontrolluar. Ky takim do të ketë vazhdimësi në të ardhmen”, tha Rakacolli.

 

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *