Connect with us

Aktualitet

Kokaina në Durrës! Hoxha: 2022 u nis me faqe të bardhë, konteineri si urbani Ndroqit

POSTIMI:

Eh moj bananja kinge, ç’na e nise me faqe “te bardhe” 2022-shin… Na u be ky konteineri i fundit, qe erdhi nga Ekuatori, si urbani Ndroqit.Ndalohet ne Gioa Tauro Itali, shkarkohen ca arka me “banane”, pastaj mbyllin konteinerin. E ndalin ca “pasagjere” me maska e kallashnikove ne Romanat, si “trimat e Selfo Qorrit”, vjedhin ca arka me “banane” dhe pastaj mbyllin deren. Ne darke e parkojne konteinerin ne Vaqar, sistemojne arkat me “banane”, pastaj kujtohen ne mengjes, se duhet njoftuar policia. Vjen policia paradite, gjen dhe ajo ca arka me 119 kilograme “banane bardhoshe”…. Te pakten na jepni inventarin e arkave me “banane”, sa u nisen nga Guayaquil, sa bitisen ne Vaqarr?! Jo per gje, por kam hall se mos shkon kacafiu dhe çmimi i bananeve verdhacuke qe ha populli?!! Marson Murataj, 34 vjeç, banues në Tiranë, administrator i firmës “Bana-King” që importon fruta, kryesisht banane nga vendet e Amerikës Latine, Gëzim Kalaja dhe Hasan Saliu, shoferë të kompanisë në fjalë janë lënë në burg pas sekuestrimit të 119 kilogramëve kokainë në magazinat e biznesit. Për tre të arrestuarit pasi ka dyshime të forta se kjo kompani është e përfshirë në trafikimin e lëndës narkotike që ishte nisur nga Ekuadori bashkë me bananet.

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *