Connect with us

Kronike

RENEA aksion në disa qytete, 19 të arrestuar, sekuestrohen armë e kokainë (EMRAT)

Prej mbrëmjes së djeshme, RENEA dhe Policia e Shtetit kanë kryer kontrolle të befasishme në disa qytete të vendit, në Tiranë, Durrës, Lezhë, Shkodër, Vlorë dhe Gjirokastër, si rezultat i të cilave janë arrestuar 19 persona me precedentë kriminalë dhe të tjerë të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Mësohet se të arrestuar në Nikël, Krujë janë: Zenel Haka, Gazmir Haka dhe Marklen Haka.

Në Tiranë janë arrestuar Olsi Hasa, Alfed Ulaj, Mariglen Picari, Marjus Dosti, Aleks Delihasani, Ervis Sula dhe Lami Troci.

Në Lezhë janë arrestuar Gentian Ndoj, Aleksandër Bardhoshi, Albert Marku, Jeton Locaj, Renato Gjura, Ervin Nika, Anton Kola.

Në Vlorë ësht arrestuar Gentjano Mehmeti, ndërsa në Gjirokastër në pranga ka rënë Klement Shehu.

Gjatë kontrolleve në Tiranë, Nikël të Krujës, Lezhë dhe Vlorë janë sekuestruar 2 pistoleta, municion luftarak, kokainë, shuma të konsiderueshme parash, aparate celulare, çipsa e letra bixhozi.

Njoftimi i plotë i Policisë së Shtetit:

Kontrolle të befasishme me qëllim kapjen e personave në kërkim, të atyre që qarkullojnë me armë zjarri, që posedojnë dhe shpërndajnë lëndë narkotike apo ushtrojnë veprimtari të kundërligjshme në fushën e lojërave të fatit.

Kontrollet nga strukturat vendore të Policisë, me mbështetje nga Forcat Speciale Renea.

Si rezultat i kontrolleve të befasishme në Tiranë, Durrës, Lezhë, Shkodër, Vlorë dhe Gjirokastër u kapën dhe u arrestuan 19 persona, njëri prej tyre i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Gjatë kontrolleve në Tiranë, Nikël/Krujë, Lezhë dhe Vlorë u sekuestruan dy armë zjarri pistoleta, municion luftarak, lëndë narkotike kokainë, shuma të konsiderueshme parash, aparate celulare, çipsa dhe letra bixhozi.

Në Nikël u kapën dhe u arrestuan në flagrancë për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve” dhe “Moskallëzim krimi”, shtetasit Z. H., 22 vjeç, G. H., 23 vjeç dhe M. H., 31 vjeç, pasi gjatë kontrollit në një lokal, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri pistoletë, muncion luftarak dhe një sasi lënde narkotike kokainë e ndarë në doza gati për shitje.

Në Vlorë u arrestua në flagrancë shtetasi G. M., 31 vjeç, pasi në lagjen “1 Maji”, Vlorë, në ambientet e lokalit të tij, këtij shtetasi gjatë kontrollit iu gjet një armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe një sasi lënde narkotike kokainë.

Në Gjirokastër është kapur dhe vënë në pranga një person në kërkim ndërkombëtar, konkretisht shtetasi Klement Shehu, 39 vjeç, banues në Libohovë, Gjirokastër. Gjykata e Apelit Romë/Itali, në vitin 2019, e ka dënuar këtë shtetas me 6 vjet burgim, për kryerjen e veprës penale “Organizatë kriminale me qëllim trafikimin e drogës ”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë. Këtij shtetasi i kanë mbetur për të vuajtur 4 vjet e 21 ditë burgim.

Në Tiranë u arrestuan në flagrancë shtetasit:

  1. H., 36 vjeç, banues në Tiranë, pasi kishte përshtatuar lokalin, për organizimin e lotarive të palejuara, me anë të aparatit celular;
  2. U., 21 vjeç, sepse në rrugën “Abdi Bej Toptani”, kishte përshtatuar lokalin, për organizimin e lotarive të palejuara, me anë të aparatit celular;
  3. P., 43 vjeç, sepse në fshatin Picar, kishte përshtatuar lokalin, për organizimin e lotarive të palejuara, me anë të aparatit celular;
  4. D., 32 vjeç, banues në Kavajë, pasi në lokalin e tij, me anë të aparatit celular, organizonte lotari të palejuara, me klientë të ndryshëm.
  5. D., E. S. dhe L. T., banues në Tiranë, pasi në Rrugën e Arbrit, në ambientet e lokalit në pronësi të shtetasit L. T., u gjet një sasi me lëndë të dyshuar narkotike kokainë.

Gjithashtu u proceduan penalisht 4 shtetas, për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Moskallëzim krimi”.

Në Lezhë janë arrestuar në flagrancë shtetasit: G. N., 34 vjeç, pronari i një lokali në Shënkollë dhe A. K., 25 vjeç, pronari i një lokali në Zejmen, për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara”, “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve” dhe shtetasit A. B., 52 vjeç, A. M., 38 vjeç, J. L., 37 vjeç, R. Gj., 23 vjeç, E. N., 30 vjeç (klientë në lokal), pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin ushtronin veprimtarinë e paligjshme të lojërave të fatit.

Kontrollet do vijojnë në gjithë territorin, për të parandaluar e goditur paligjshmërinë dhe në këtë kuadër Policia e Shtetit fton qytetarët që të denoncojnë në 112 e në Komisariatin Dixhital, çdo rast të paligjshmërisë, duke iu garantuar anonimat të plotë e reagim të menjëhershëm e të paanshëm.

Kronike

Dy makina përplasen me njëra-tjetrën, plagoset shoferja (Detajet)

Një aksident ka ndodhur në vendin e quajtur “ Ura e Mbrostarit” në hyrje të Fierit. Mësohet se 2 automjete “ Tip Nisan” dhe “Wolsvagen“ janë përplasur me njëra-tjetrën ndërsa ka pasur vetëm me dëme materiale. Bëhet me dije se drejtuesja e mjetit “Wolsvagen” ka marrë lëndime të lehta dhe është dërguar në spitalin rajonal të Fierit ku mori ndihmën mjekësore.

Në vendngjarje kanë mbërritur policia dhe grupi hetimor të cilët po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.

Continue Reading

Kronike

Tiranë, sherr me armë të ftohta, vihet në pranga një person! 34-vjeçari përfundon në spital

Një 32-vjeçar është arrestuar nga policia e kryeqytetit pasi u konfliktua me një shtetas tjetër, duke e plagosur me mjet prerës.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme në rrugën ‘Kadri Roshi’ në Tiranë. Shërbimet e komisariatit nr.6 menjëherë shkuan në vendngjarje ku kishte mbetur i plagosur V.B., 34 vjeç banues në Tiranë, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë vijoi puna për kapjen e autorit dhe në u bë e mundur vënia në pranga e E.L., 32 vjeç, banues në Tiranë.

Si rezultat, u kap dhe u arrestua shtetasi E. L., 32 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Nga veprimet hetimore dyshohet se 32-vjeçari, mbrëmjen e djeshme, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës shtetasin V. B., 34 vjeç, banues në Tiranë, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.’, thuhet ndër të jera në njoftimin e policisë.

Mësohet nga policia se konflikti mes dy personave nisi për motive banale, ndërkohë materialet proceduriale i janë kaluar Prokurorisë.

Continue Reading

Kronike

Skenë e filmuar/ Atentati ndaj Agustin Kazës në një kafe në Bruksel, ngjarja dyshohet për…

Detaje të tjera dalin në dritë pas atentatit me armë zjarri ndaj një 44-vjeçari shqiptar në Bruksel.

Një ditë pas krimit, Agustin Kaza ndodhet në gjendje kome dhe se autoritetet dyshojnë se pas atentatit qëndrojnë çështje kanunore.

Autori është filmuar nga kamerat e sigurisë dhe pritet që ngjarja të zbardhet shumë shpejt. Paraprakisht dyshohet për vrasës me pagesë.

Policia shqiptare ka kërkuar informacion nga autoritetet belge.

Continue Reading

Kronike

VIDEO/ Autori eci drejt dhe u kthye me shpejtësi për të qëlluar, publikohen pamjet nga atentati ndaj 44 vjeçarit

Një 44-vjeçar, Agustin Kaza është qëlluar me armë zjarri në trotuarin e një kafeneje në pronësi të një shqiptari mbrëmjen e djeshme (28 prill) në Bruksel rreth orës 22:30.

Mediat e huaja bëjnë me dije se në policia ka gjetur një person të plagosur me armë zjarri kur ka mbërritur në zonën e njohur në rrugën Joseph Brand.

Në videon e publikuar, shihet momenti i atentatit me armë zjarri kur një person me kapuç ka ecur në trotuarin para kafenesë dhe papritmas ka nxjerrë armën nga dora duke qëlluar disa herë ndaj shënjestrës, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije.

I plagosuri ndodhet në gjendje të rëndë për jetën ndërsa ende nuk dihet nëse është shtetas shqiptar.

Continue Reading

Kronike

Aksident në aksin Milot-Fushë Krujë/ Trajleri përplas për vdekje këmbësorin

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në aksin Milot-Fushë Krujë.

Një trailer ka goditur për vdekje një këmbësor, i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje

Viktima quhet Hamit Gabili, 65 vjeç.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING