Connect with us

Kronike

Kapen me 11 kg heroinë, në pranga dy shqiptarë në Zvicër

Dy shqiptarë janë ndaluar teksa po hynin në Zvicër me një makinë me targa shqiptare.

Mediet e huaja bëjnë me dije se janë arrestuar një 25-vjeçar dhe një 34-vjeçar me banim në Shqipëri.

Të dy ndodheshin në një makinë me targa shqiptare duke hyrë në Zvicër dhe u ndaluan në vendkalimin e autostradës Brogeda.

Nga kontrolli i thelluar i mjetit nga Grupi i Specialistëve të Vizitave u gjetën më pas rreth 11 kilogramë heroinë.

Droga ishte fshehur brenda një enë në panelin e kontrollit. Pas marrjes në pyetje nga punonjësit e policisë kantonale, 25-vjeçari dhe 34-vjeçari u arrestuan.

Ata akuzohen për shkelje të rëndë të Ligjit Federal për Drogat Narkotike. Hetimet koordinohen nga prokurorja publike Valentina Tuoni.

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *