Connect with us

Lifestyle

Zgjedhja e aromës sipas personalitetit

Një femër pa parfum është një femër pa të ardhme- CocoChanel
Zgjedhja e aromës së parfumit lidhet me personalitetin, ajo tregon për natyrën tuaj. Për t’ju ndihmuar që të zgjidhni aromën që ju përshtatet me personalitetin tuaj, lexoni vazhdimin e artikullit.

Tip sportiv, dinamik dhe me humor
Familja e agrumeve ngjall freski dhe butësi. Për personat që gëzojnë këto tipare, sugjerohen aromat që kanë në thelb frutat dhe agrumet si grejpfruti, limoni ose portokalli.

Tip misterioz dhe aventureskAroma e qelibarit zbulon ndjeshmërinë tuaj. Kjo familje aromash është magjepsëse, është ideale për njerëzit misteriozë dhe aventuresk.

Tip sensual dhe befasues
Nëse ju pëlqen fantazia, jeni dinamike, nganjëherë sensuale dhe joshëse, atëherë përdorni aromat e drurit.

Tip bujar dhe romantik
Personat e ndjeshëm, bujarë dhe romantikë përshtaten më shumë me aromat e luleve si trëndafili, jasemini dhe jargavani.

Trendi i kohëve të fundit: Parfumi i flokëve
Tendenca e fundit që po shkakton bujë të madhe është parfumi i flokëve. Marka të njohura si Channel, Dior, Mugler, vijnë me aromat e tyre më të këndshme për të sjellë lumturi në përditshmërinë tonë.

Por atëherë, cili është dallimi midis dy llojeve të parfumeve?
Këto parfume janë formuluar për të mbrojtur flokët, me vetëm 3% përmbajtje alkool, ndërkohë që parfumi i lëkurës ka 15%, ai nuk i than flokët. Shpesh flokët vuajnë nga agresorët e jashtëm si pluhurat, aroma e duhanit, apo ajo e gatimit. Ky parfum është mundësia juaj për t’iu dhënë atyre aromë të këndshme dhe plot freski.

Lifestyle

Mashkulli ideal ekziston, këto janë shtatë karakteristikat e tij

Gjetja e njeriut ideal nuk është e lehtë, por bëni mirë që në kokën tuaj të keni disa ide të qarta rreth mashkullit perfekt me të cilin vendosni të lidhni jetën

Përveç imagjinatës suaj, kuptohet. Këtu janë shtatë tiparet e djalit të përsosur, që çdo grua do donte ta kishte në krahë.

1. Ai është në gjendje t’ju dëgjojë

Dëgjimi aktiv është një aftësi që nuk duhet të nënvlerësohet dhe djali i përsosur me të vërtetë e merr në konsideratë atë që ju i thoni atij dhe nuk fle gjumë ndërkohë që ju flisni, qoftë edhe për gjëra fare të parëndësishme.

2. Është i ëmbël në shtrat

Edhe intimiteti është shumë i rëndësishëm. Në një marrëdhënie hipotetike romantike dhe ideale, njeriu mund të komunikojë hapur me ju dhe ju jeni në gjendje të hapni plotësisht veten tek ai.

3. Ai është besnik

Djali që dëshiron çdo grua është ai që mund të shohë dhe të mendojë vetëm për ty. Besnikëria është një virtyt i madh në një marrëdhënie serioze.

4. Kujdeset për pamjen e tij

Gratë duan të kenë në krahë të tyre një djalë i cili është i veshur mirë dhe kujdeset për veten, si edhe për aspektin higjienik. Dhe njeriu ideal lahet çdo ditë dhe vishet bukur.

5. Ai është i pëlqyeshëm

Një ndjenjë e humorit është gjithmonë shumë e çmuar nga gratë, të cilat duan të merren me gjithçka ndodh përreth dhe të qeshin me partnerin e tyre.

6. Ai është inteligjent

Një grua nuk i pëlqen njerëzit pa mend në kokë e që nuk janë në gjendje të mendojnë ose të flasin për gjëra serioze. Një njeri inteligjent është gjithashtu një njeri i kulturuar, i cili studion dhe di shumë gjëra.

7. Ai është i sjellshëm

Në një marrëdhënie, mirësia është thelbësore, sepse të gjitha gratë duan të trajtohen mirë. Njeriu ideal është një kavalier, i cili hap derën për të dalë nga makina, i cili ju derdh verë në gotë së pari dhe gjithmonë ju bën kompliment për mënyrën se si jeni veshur.

Continue Reading

Lifestyle

Pse duhet të konsumoni sa më shumë arra

Përfitimet shëndetësore të arrave janë mbresëlënëse. Ato kanë një mori lëndësh ushqyese, si yndyrna, omega-3, vitaminë E dhe magnez.

Disa nga arsyet pse duhet të hani arra rregullisht është sepse:

Arrat mund të ndihmojnë në uljen e presionit të gjakut.

Studimet kanë zbuluar se arrat janë në gjendje të ulin nivelin e kolesterolit.

Arrat mund të zvogëlojnë rrezikun e disa kancereve

Për shkak të shumë antioksidantëve dhe lëndëve ushqyese anti-inflamatore që gjenden te arrat, komuniteti shkencor ka zbuluar se arrat mund të zvogëlojnë rrezikun e disa llojeve të kancerit, duke përfshirë atë të gjirit, kolorektalin dhe prostatën.

Arrat mbështesin funksionin e mirë të trurit

Disa studime sugjerojnë se arrat janë të mira për trurin dhe kujtesën tuaj. Një studim zbuloi se arrat përmirësonin ndjeshëm aftësitë e të mësuarit, kujtesën dhe ankthin.

Arrat ju ndihmojnë të keni një plakje të shëndetshme

Arrat janë të mbushura me lëndë ushqyese të shëndetshme që përmirësojnë trurin tuaj dhe ju ndihmojnë të plakeni mirë.

Një studim vëzhgues i mbi 50,000 grave të moshuara tregoi se ato me dietat më të shëndetshme kishin një rrezik 13% më të ulët të problemeve shëndetësore dhe arrat ishin ndër ushqimet që dhanë kontributin më të fortë në një dietë të shëndetshme.

Continue Reading

Lifestyle

Kjo është shenja më e zgjuar e Horoskopit

Ekzistojnë lloje të ndryshme të inteligjencës – disa janë të lindura, dhe disa i fitojmë gjatë jetës.

Disa njerëz instinktivisht dinë të reagojnë në situata të reja, dhe disa reagojnë bazuar në përvojat e kaluara. Këto janë të gjitha gjëra që përcaktojnë inteligjencën e dikujt, dhe ka faktorë të tjerë. Njëra prej tyre është astrologjia.

Çdo shenjë e zodiakut ka specifikat e veta dhe secila është e veçantë në diçka. Thuhet se Dashi është i pavarur, Akrepat janë besnikë dhe Virgjëreshat janë të organizuara.

Studiuesit britanikë u përpoqën të përcaktonin se cila ishte shenja më e zgjuar, dhe për ta bërë këtë, ata e bazuan kërkimin e tyre në numrin e çmimeve Nobel të dhëna që nga viti 1901.

Binjakët janë treguar të jenë shenja më e zgjuar e zodiakut.

Anëtarët e kësaj shenje morën 97 çmime Nobel në shekullin e kaluar, që është padyshim një arritje mbresëlënëse. Edhe pse mund të mos keni qenë nxënësi më i mirë në shkollën e mesme, tani mund të jetë koha për ta ndryshuar atë dhe për të përqafuar aftësitë tuaja.

Binjakët konsiderohen si shenja më e zgjuar sepse ata gjithmonë përpiqen të jenë më të mirët dhe u pëlqen të mësojnë gjëra të reja, shkruan Astrofame.

Kurioziteti i tyre natyror do të thotë që atyre u pëlqen të sfidojnë veten dhe të shkëlqejnë në gjithçka.

Continue Reading

Lifestyle

Njerëzit inteligjentë e gjejnë më vështirë dashurinë e jetës

Njerëzit inteligjentë janë më analitikë kur është fjala për dashurinë. Kjo për shkak se njerëzit inteligjentë kanë tendenca të kenë parashikime më të mira sesa të tjerët.

Kur i përmendim ‘parashikimet’, fjala është për aftësinë e të analizuarit një situatë, të rikujtoni përvojat e kaluara relevante dhe t’i shikoni mundësitë adekuate për të ardhmen.

Nëse këtë mentalitet e aplikoni edhe në lidhje të dashurisë, njerëzit inteligjentë largohen më shpejt nga lidhja kur shfaqen shenjat e para të telasheve, transmeton Ekonomia Online. Pra, nëse përvoja është mësuesi më i mirë, atëherë njerëzit e mençur do të mbështeten në të për t’i marrë vendimet.

Inteligjentët “mbrohen”

Efekt tjetër anësorë i të mbështeturit në përvojë kur është fjala për dashurinë, është se inteligjentët kanë tendenca të mbrohen apo ruhen më shumë. Ata kanë më shumë problem të jenë më të hapur sepse truri i tyre analitik asnjëherë nuk ndalon së reflektuari në rrethanat e të kaluarës kur janë hapur me dikë tjetër dhe që janë lënduar nga ky proces.

Për këtë arsye, njerëzit tjerë mendojnë se personi është i ftohët – karakteristikë të cilën askush nuk e dëshiron te një partner.

Njerëzit inteligjentë duan vet të jenë beqarë

Njerëzit me inteligjencë të lartë mendojnë analitikisht, edhe kur vjen fjala për gjërat si lidhjet e dashurisë. Prandaj, njerëzit inteligjentë e kuptojnë se të qenit vetëm është më mirë sesa të qenit me personin e gabuar. Ky është vendim tejet i menduar dhe i arsyeshëm.

Pra, në esencë, njerëzit inteligjentë janë beqarë sepse duan të jenë beqarë.

Continue Reading

Lifestyle

Pluhuri afrikan pritet të mbulojë Athinën dhe Kretën në Greqi

Autoritetet janë në alarm “të kuq” për shtatë ditët e ardhshme, pasi sipas parashikimeve të ekspertëve pritet të ketë një përqendrim të madh të pluhurit afrikan në atmosferë.

Nëse parashikimet vërtetohen, përqendrimi i pluhurit afrikan në atmosferë do të jetë veçanërisht i lartë dhe spitalet dhe autoritetet kompetente do të duhet të mobilizohen menjëherë, për grupet vulnerabël dhe qytetarët me probleme të frymëmarrjes.

Më konkretisht, nga dita e sotme, e premte, 17 maj, deri të enjten, 23 maj, pluhuri afrikan pritet të mbulojë vendin, ndërsa do të ketë edhe rritje të temperaturës.

Efektet do të intensifikohen gjatë fundjavës dhe do të zgjasin të paktën deri të enjten.

Deri më tani, ato pritet të tërhiqen gradualisht të premten.

Parashikimet tregojnë se zonat ku fenomeni do të jetë më intensiv janë Kreta dhe Athina.

Në këto dy zona pritet një përqendrim i lartë i pluhurit afrikan, por të dhënat e deritanishme nuk tregojnë se fenomeni do të ngjajë me pamjet e frikshme të ndodhura muajin e kaluar.

Efektet do të jenë më të dobëta në Peloponez, ndërsa Greqia e Veriut nuk duket të jetë prekur deri më tani.

Në të njëjtën kohë, në të njëjtat ditë merkuri do të rritet ndjeshëm dhe temperaturat do të lëvizin në kufijtë e valës së të nxehtit, por pa i tejkaluar ato.

Në Kretë temperaturat “do të arrijnë” deri në 35 gradë Celsius.

Harta tregon përqendrimet e vlerësuara të pluhurit pranë tokës për orët e mbrëmjes të së premtes 17/05 në të gjithë vendin, ndërsa grafikët e ngulitur paraqesin përqendrimet e pluhurit në lartësi në tre qytete të zgjedhura (Athinë, Kalamata, Heraklion).

Continue Reading
Advertisement

TRENDING