Sport
Refuzon izolimin CR7 acarohet me stafin drejtues të Juves, niset menjëherë drejt Porugalisë
Pak ditë më parë, disa lojtarë të Juventusit thyen karantinën, që duhej të ndiqnin, pasi ishin identifikuar pozitivë me Koronavirus dy anëtarë të klubit bardhezi (jo futbollistë).
Në grupin e tyre bënte pjesë edhe CR7 (Rodrigo Bentancur, Gigi Buffon, Juan Cuadrado, Danilo, Merih Demiral, Paulo Dybala dhe Cristiano Ronaldo). Tani për ta ka nisur një hetim nga prokuroria.
Ronaldo ishte i pari që la izolimin. Portugezi mësohet se u ka ngritur zërin drejtuesve, të dielën në mbrëmje, para të gjithë shokëve të tij të skuadrës.
Pse u acarua “ylli” portugez? Siç u shpjegua, duhet të kishte qëndruar në izolim në “J Hotel” derisa të jepej “OK” nga autoritetet shëndetësore të Torinos. Cristiano e konsideroi absolutisht të padrejtë që të mos ishte në gjendje t’i përgjigjej thirrjes së Portugalisë, pavarësisht një tamponi të parë negativ.
Ai ishte i pari që vendosi të merrte përgjegjësinë personale, i ndjekur nga të tjerët.
Të dielën, qëndroi në banesën e tij në Torino, kurse të hënën fluturoi drejt Portugalisë, për t’iu bashkuar përfaqësueses luzitane.