Kronike
Vihet në pranga një 34-vjeçar i dënuar për vrasje me paramendim të kryer në bashkëpunim .
Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar.
Kapet dhe vihet në pranga një 34-vjeçar i dënuar për vrasje me paramendim të kryer në bashkëpunim dhe armëmbajtje pa leje.
Në zbatim të Planit të Masave për parandalimin dhe goditjen e trafiqeve të paligjshme, kapjen dhe prangosjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri apo që janë të shpallur në kërkim, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 kanë konstatuar një person larg pikës së kontrollit në Kodër Kamzë.
Pas ndalimit, nga verifikimi i kryer ai është identifikuar si shtetasi Arjan Prenga., 34 vjeç, i cili ka rezultuar person i shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Lezhës e ka dënuar me 6 vite e 8 muaj burgim, për veprat penale “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”.
Ky shtetas, në vitin 2009, në Rrëshen, në bashkëpunim me shtetasin A. N. (ende i shpallur në kërkim), ka vrarë shtetasin E. J.
Veprimet e mëtejshme do të kryhen nga Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë.