Connect with us

Pinknews

Rozana Radi rrëfen për herë të parë për partnerin, 8 vite bashkëjetesë bashkë

Rozana Radi, ka disa kohë që nuk ka qenë aktive me prurje të reja muzikore, por i është përkushtuar botës së televizionit.

E pyetur nga moderator Ardit Gjebrea, Rozana tregoi se i dashuri i saj quhet Shpëtim dhe se janë duke bashkëjetuar me njëri-tjetrin që prej tetë vitesh.

Radi foli edhe për raportin e tyre momentalisht dhe se çfarë i mban bashkë ata dy. Me Shpëtimin kam interes shpirtëror, sepse dashuria është e tillë. Ikën Shpetimi dhe unë jam copë shpirtërisht, është ai që më nervozon më shumë por që dua më shumë”.

“Kur përfundon një dashuri si kjo e jona” mban titullin kënga e fundit e lancuar nga Rozana. Me këtë bëri projekt, ajo mori pjesë në festivalin “Kënga Magjike” në vitin 2018.

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Pinknews

‘Është analfabet…’/ Ish-fituesi BBVA: Traumë e madhe e shoqërisë nëse fiton Romeo

Ish-fituesi i të njëjtit format por pa “VIP-a”,Anaid Kaloti është shumë aktiv në rrjete sociale dhe intervista rreth BBVA3.

Përballë gazetarit Blendi Salaj,Anaidi u shpreh se do të ishte traumë e madhe për shqiptarët nëse fitonte Romeo Veshaj këtë edicion të BBVA3.

“Do të ishte traumë e madhe e shoqërisë nëse do ta fitonte Big Brother Romeo”
Blendi:”Pse?!”Sepse unë mendoj që në profesionin që është së pari,duhet të dijë të lexojë,më kupton për sa kohë Romeo nuk artikulohet mirë para letrës le të themi,më bën të mendoj që nuk meriton ta fitojë atë lojë.

Domethënë nëse Romeo do ta fitonte,shumë njerëz nga Bigu kam përshtypjen do ishin të zhgënjyer edhe pse rrota e fatit e ka sjellë në një moment ku Romeo mund të jetë një nga fituesit.” U shpreh anaidi.

Continue Reading

Pinknews

‘Mori vendimin drastik dhe u hodh me fëmijë’/ Egla Ceno nxjerr bllof produksionin e ‘BBV’

Nuk është hera e parë! Egla Ceno ka nxjerrë sërish zbuluar produksionin me një deklaratë të bërë së fundmi në shtëpinë e “Big Brother Vip”. Ajo në një bisedë me Julin komenton ngjarjen e rëndë të vetëflijimit në lumin Buna të nënës me tre fëmijët, rasti i Alma Arrazit që tronditi mbarë opinionin publik dhe u bë kryefjalë në media.

Ndonëse në rregulloren “e rreptë” të Vëllait të Madh, asnjë informacion nga jashtë nuk mund të bëhet me dije për banorët brenda, videoja më poshtë e Eglës tregon të kundërtën dhe vë totalisht në dyshim transparencën e produksionit. Banorët mesa duket janë informuar për rastin si gjithë qytetarët e tjerë.

Si ndodhi ngjarja?

Ngjarja e rëndë ka ndodhur më 2 maj. Alma Arazi dyshohet se u vetëvra duke u hedhur në lumin Buna, bashkë me 3 fëmijët e saj të mitur, 2 vajza dhe 1 djalë. I dyshuar kryesor për krimin e rëndë është bashkëshorti i Alma Arazit, Ergys Arazi, babai i tre fëmijëve. Ai akuzohet se ka ushtruar dhunë në familje, gjë që ka shtyrë 39-vjeçaren drejt aktit të vetëflijimit. Ndërkohë që sherri në familje kishte nisur prej kohësh, pasi Alma Arazi zbuloi tradhtinë e bashkëshortit.

Deri më tani, 31-vjeçari ka mohuar të gjitha akuzat duke u mbrojtur me pretendimin se e shoqja vuante nga probleme të shëndetit mendor. Familjarët pretendojnë se Arazi kishte një lidhje tjetër jashtëmartesore, detaj që është marrë si pistë hetimi nga autoritetet.

Continue Reading

Pinknews

“S’më plas të sjell Donaldin”/ Romeo i kthehet keq Eglës: Shpërlaje pak gojën

Dita sot në shtëpinë e Big Brother Vip ka nisur me debate. Romeo dhe Egla janë përplasur sërish pasi mbrëmjen e djeshme, gjatë darkës aktorja e pyeti aktorin se pse është i mërzitur, ndërsa ai i ka thënë që ndihet keq për vëllain e tij, Donald Veshaj dhe Bora Zemanin, sepse janë përfshirë në debatet që ai ka pasur me Eglën në shtëpi.

Pjesë nga debati:

Egla: Pse çfarë doje të bëje?  E pra ishte nevoja jote për të sjellë vëllain tënd për më dhënë përgjigje, meqë s’paske qenë i mërzitur

Romeo: Ta thashë dhe ta argumentova

Egla: S’më plas të sjellë Donaldin në këtë format për të ekzistuar

Romeo: Shpërlaje pak gojën

Egla: Jo nuk e shpërlaj. Kë ofendon?

Romeo: Nuk më intereson thuaj. Je një zonjë që përdor fjalën për të 25 vite.

Egla: Nuk më plas fare për të sjellë Donaldin në këtë shtëpi për të ekzistuar

Romeo: Vazhdo moj

Egla: Më lë mua të gaboj

Continue Reading

Pinknews

“Meshkujt shqiptarë janë maskilistë, italiani është xhentil”, modelja shqiptare habit me deklaratën

Ish-banorja e “Big Brother VIP”, Rike Roçi së fundmi ka qenë e ftuar në “Top Albania Radio”, ku ka zbuluar detaje të reja nga jeta e saj personale.

E pyetur nga gazetarja se cila është ëndrra e saj, modelja tha: “Ëndrra ime është të bëhem nënë…”

Rike krahasoi meshkujt shqiptarë me ata italian, ku për këta të fundit  modelja tha se janë më xhentila sepse i respektojnë shumë femrat, ndërsa shqiptarët sipas saj janë më shumë maskilistë.

“Ju këtu jeni shumë maskilistë. Jo që nuk i respektoni vajzat, por… Jeni dominant ju! Italiani është më xhentil kur të ngacmon. Të hap derën kur futesh në makinë, të hap derën e restorantit…”– tha ajo.

FOTOT: “Meshkujt shqiptarë janë maskilistë, italiani

Continue Reading

Pinknews

Djaloshi ‘i përkëdhelur’/ Meriton Mjekiqi, i pari shqiptar i Kosovës që mund të fitojë “BBVIP”

Meriton Mjekiqi është një nga banorët më të përfolur të këtij edicioni të “Big Brother VIP”. Ai ishte në fakt një nga emrat e parë që u zbulua se do të ishte pjesë e  këtij formati dhe duhet thënë se kurioziteti ishte që në fillim i madh.

Meritonin e kemi parë shpesh në rrjetet sociale me show-n e tij, ku ftonte artistë të rrymës rap dhe që performonin në ‘freestyle’. Një show ky që ka arritur të nxjerrë shumë emra që fituan një famë dhe sukses të jashtëzakonshëm, një ndër ta dhe Don Xhoni.

Meritoni e nisi rrugëtimin e tij jo me shumë bujë, të paktën jo në aspektin e lojës së “Big Brother VIP”. Përkundrazi ai u shfaq shumë i qetë e ndoshta ndryshe nga sa prisnin ata që e ndiqnin emisionin e tij (Brraa Brraa)… Meritoni ishte ai djaloshi ‘i përkëdhelur’ nga vajzat e shtëpisë, që deri diku nuk i interesonte shumë të bërit lojë, por ndoshta më shumë rëndësi kishte eksperienca dhe fama pse jo. Kjo deri sa ai gjeti dashurinë brenda mureve të shtëpisë dhe tregoi dhe kauzën që e shtyu drejt këtij formati…

Meritonin e kemi parë padyshim të rritet para syve të publikut, të jetë më i fokusuar se kurrë në këtë garë drejt finales, por dhe pse jo drejt fitores. E në fakt, teksa vetëm pak ditë na ndajnë nga gjysmëfinalja dhe finalja e këtij edicioni, pritshmëritë janë tejet të mëdha për banorin. Duke parë rrugëtimin e tij, me uljet dhe me ngritjet, me të mirat e me të këqijat, Meritoni mund të jetë një nga pretendentët kryesorë për të fituar “Big Brother VIP 3”. Gjë kjo që do ta bënte atë të parin shqiptar të Kosovës që do të fitonte këtë format VIP…/TAR

Continue Reading
Advertisement

TRENDING