Politike
A do ketë zgjedhje në Himarë? Rama zbulon vendimin që ka marrë
Kryeministri Edi Rama nga Shkodra, në konferencë për mediat me gazetarët, u pyet nëse do të ketë zgjedhje të reja në Himarë, pas dënimit të kryebashkiakut të zgjedhur Fredi Beleri. Rama tha se për këtë gjë duhet të presim vendimin e Apelit të GJKKO-së, ndërsa shtoi se askush, as brenda vendit dhe as jashtë Shqipërisë nuk duhet që të komentojë vendimet e drejtësisë shqiptare.
Edi Rama: Nëse do ketë apo jo zgjedhje në Himarë, ne presim vendimin e Apelit. Do të ishte mirë që drejtësia të lihet e qetë nga brenda dhe nga jashtë. Zotëria është qytetar i Republikës së Shqipërisë.
Për mua që nuk komentoj vendimet e drejtësisë, më duket paksa jo normale që të ndërhyhet në çështjen e drejtësisë. Unë dua që gjithçka të shkojë ashtu siç parashikojnë ligjet dhe uroj shumë që askush mos të komentojë vendimet e drejtësisë shqiptare.