Politike
Abilekaj: Rama sot është përballë premtimit për integrimin në BE, duhet t’ja hiqte imunitetin Ballukut
Analisti Enton Abilekaj, duke komentuar vendimin e PS-së për të mos lejuar heqjen e imunitetit për deputeten Belinda Balluku, u shpreh se ky ishte një qëndrim i qartë politik. Por Abilekaj tha se Rama tani me këtë vendim është përballë BE që ka kërkuar heqjen e imunitetit dhe po rrezikon premtimin e bërë në fushatë për anëtarësimin e vendit në BE.
“Ne kemi një raport nga Gaz Bardhi për heqjen e imunitetit dhe një sot nga Ulsi Manja për mbajtjen e imunitetit. Hajde ta gjejmë nëse duhet ose jo ta gjejmë nëse duhet të hiqet imuniteti. Ky është qëndrim politik i qartë. Mund të ketë shumë të drejtë mazhoranca për mosheqjen e imunitetit, se siguria juridike është shumë e ulët, se gjykata bën çfarë thotë SPAK-u. Prokurori që e heton e do në burg, sepse është vulnerabël dhe gjykata i jep siguri juridike. Në kohën që gjykata nuk ekziston e merr parlamenti fuqinë e gjykatës.
Problemi është që një vendim politik a duhet t’i themi non stop “po” SPAK-ut gjithmonë dhe siç ka shkuar çështja jashtë vendit për t’i thënë “po” SPAK-ut gjithmonë?
Ka qenë kërkesa diplomatike, që në këtë rast imuniteti t’i dorëzohej SPAK-ut, pavarësisht nëse duhet apo jo. Qytetarët nuk e kuptojnë juridikisht se çfarë ka ndodhur, por ata e dinë se votuan në shumicë për Edi Ramën se u premtoi se do të hyjnë shpejt në BE që do të thotë se duhet të kesh marrëdhënie të mira që të mos cenohen në asnjë rast dhe jo në raste kaq serioze sa kjo që ka precedent në të gjitha vendet e BE-së që ua ka dëmtuar integrimin. Edi Rama sot është përballë premtimit të vet për integrimin në BE jo përballë SPAK-ut”- tha Abilekaj.