Politike
“A je futur në Lanë apo jo? Se aty janë mbytur edhe njerëz”, Curri përplaset me Balliun, deputeti: Unë të vij aty dhe…
Debati për veprimin e deputetit të Partisë Demokratike, Klevis Balliu, i cili u pretendua se u hodh në lumin e Lanës gjatë protestës në Tiranë, është zhvendosur edhe në studion e “Top Story”.
Debati në studio:
Klevis Balliu: Hajde futemi bashkë sa të duash.
Arjan Curri: Pse je futur në Lanë?
Klevis Balliu: Unë vij aty dhe më sheh a jam i lagur apo jo. Çështja që është më thelbësore është kjo. Nuk kanë lidhje këto veprime me studentët. Është tentativë e turpshme dhe lidhet me Vlora Hysenin.
Arjan Curri: Nuk e mohon ai. A je futur në Lanë apo jo?
Klevis Balliu: Tentativa të tilla për të më bërë pis janë skema të Vlora Hysenit.
Arjan Curri: Po u fute në Lanë, pis do bëhesh. Por që u fute vetë apo ju hodhën? Ne e pyesim për Lanën, ky thotë Vlora Hyseni. Kjo është shqetësuese. Një deputet i Parlamentit të hidhet me kokë në Lanë?
Klevis Balliu: Nesër do të jemi më fort aty. Do të jemi më shumë aty.
Arjan Curri: Kjo është shumë shqetësuese. Shyqyr që je gjallë, se në Lanë janë mbytur edhe njerëz.