✦
Thinking ...
Connect with us

Kosova

A jeni për shfuqizimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës?

Është lansuar një nismë qytetare nga Instituti Shqiptar-Evropian dhe Oda Ekonomike Shqiptare, e cila synon mbledhjen e 10,000 nënshkrimeve të qytetarëve.

​Qëllimi i kësaj nisme është t’i kërkojë Kuvendit të Republikës së Kosovës shqyrtimin e inicimit të procedurës për shpalljen e referendumit lidhur me Dhomat e Specializuara të Kosovës, në pajtim me nentin 65(3) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe legjislacionin në fuqi.

​Pyetja e propozuar për këtë referendum është: “A jeni për shfuqizimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës?”

​Sipas shënimit juridik në formular, arritja e kuotës prej 10,000 nënshkrimeve shërben si mbështetje qytetare për këtë kërkesë, por nuk e zëvendëson vendimmarrjen zyrtare të Kuvendit për shpalljen e referendumit. Organizatorët kanë përgatitur formularët zyrtarë për regjistrimin e qytetarëve me të dhënat e tyre personale dhe nënshkrimet përkatëse.

Advertisement