Politike
Abilekaj: Nëse realizohet kjo kërkesë e protestuesve, Rama dhe Berisha nuk do të ishin më në zgjedhje
Analisti Enton Abilekaj, u shpreh se kërkesa kryesore e protestuesve që Berisha dhe Rama të ikin nga skena politike, është e lidhur me kufizimin e mandateve për kryeministrat, çka do t’i nxirrte direkt nga gara dhe nga politika.
“Meqenëse kam eksperiencë. Në asnjë rast nuk na e kanë bërë qeverinë teknike të huajt.
Në 1991 e bëri Ramiz Alia takimin, në 1997 ishte qeveria e marsit që e bëri Berisha pasi humbi kontrollin e pushtetit.
Qeveria e vetmja teknike ishte ajo e Vilson Ahmetit dhe rezultoi e vetmja qeveria që ka bërë zgjedhje të pakontestuara.
Unë nuk besoj te bllokimi i institucioneve. Ky është një presion mbi institucionet që e bën të pumundur punën e tyre. Mënyrën e zgjedhin këta të protestës.
Ajo e Berishës dhe Ramës ka të bëjë me kërkesën e protestës që të mos ketë kryeministër 2 mandate. Pra Berisha me Ramën skualifikohen direkt me këtë kërkesë. Nëse realizohet kjo, ata nuk hyjnë më në zgjedhje”- tha Abilekaj