Connect with us

Politike

Agim Nesho: Çdo gjë do t’ju kthehet në bumerang

AGIM NESHO REAGON

Pas akuzave së fundmi që i janë bërë Ilir Metës si ish spiun i Sigurimit të Shtetit dhe ndërsa SPAK para pak ditësh nisi një hetim ndaj tij, ka reaguar NënKryetari i Partisë së Lirisë, Agim Nesho. Sipas tij, drejtësia është e komanduar politikisht dhe e blerë moralisht.

Sulmi i fundit politik ndaj kryetarit të Partisë, zotit Ilir Meta, është një akt i turpshëm, dëshpërues, i orkestruar nga klika në pushtet dhe i zbatuar nga lakejt e tij. Ajo që po shikon sot opinioni publik është një drejtësi e komanduar politikisht, e blerë moralisht, e mbaruar profesionalisht, që ka për qëllim të ruajë vetëm interesat e saj; një drejtësi që i shërben pushtetit autokrat duke goditur opozitën.

Nesho në reagimin e tij, sulmi ndaj Kreut të Partisë së Lirisë ka për qëllim manipulimin e zgjedhjeve të ardhshme dhe mbajtjen në këmbë asaj që ai e quan “Regjim i Edi Ramës’

Drejtësia që i shërben pushtetit autocrat, duke goditur opozitën dhe liderët e saj, ka për qëllim manipulimin e zgjedhjeve të ardhshme dhe mbajtjen në këmbë të regjimit. Kjo është një drejtësi që mbyll sytë ndaj grabitësve të popullit dhe pronës publike në aferën e inceneratorëve 430 milion euro, të Portit të Durrësit.

NënKryetari i Partisë së Lirisë, Agim Nesho gjithashtu, duke mos kursyer lavdet pë metën, shkruan

Ilir Meta është lider me vizion, këmbëngulës, trim dhe atdhetar. Ai nuk u ble dhe nuk u nënshtrua kur Rilindja e zgjodhi si President të vendit, nuk u thye por luftoi në mbrojtje të Kushtetutës dhe shtetit ligjor, edhe i vetëm në betejë. Ai nuk u tërhoq kur shteti i kapur manipuloi dhe vodhi votat e partisë së tij për ta nxjerrë nga skema politike, nuk u tremb kur falsifikatorët e pushtetit dhe të institucioneve të pavarura kërkuan të manipulojnë dosjen e tij.

Për Neshon, sulmet e Pushtetit të Edi Ramës përmes drejtësisë, do të kthehen në boomerang dhe Opozitën nuk do ta ndalë asgjë në rrugën e saj. Sipas tij, për të ardhmen e një pushteti të korruptuar do të vendosë populli, i cili shumë shpejt do të flasë

 

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *