Connect with us

Sport

Agjenti italian: Mitaj ndër më fortët e vitlindjes 2003, në verë do të jetë protagonist në merkato

Mario Mitaj pritet të mos qëndrojë gjatë në Rusi te Lokomotiva e Moskës, pasi klube të ndryshme europiane janë të interesuara për shërbimet e anësorit të majtë të kombëtares shqiptare.

Agjenti i 20-vjeçarit, Silvio Pagliari zbuloi në një prononcim për TMW se Mitaj është një nga futbollistët më të fortë të brezit të tij.

“Mario është mirë, marrëdhëniet me klubin janë të mira dhe ne mund të bisedojmë qetësisht me drejtuesit e Lokomotivës. E presim në Euro 2024, ku do të përballet me Italinë.

Djali kishte shumë merkato në janar, disa klube e kërkuan, por Lokomotiva nuk donte ta linte të largohej. Por, unë jam i sigurt se gjatë verës do të jetë një personazh merkatoje.

Jam gjithashtu shumë i sigurt se Mitaj do të zhvillojë një karrierë madhështore. Lokomotiva pagoi 3.5 mln euro për të. Rusët u treguan largpamës.

Dua të falënderoj edhe Sylvinhon, trajnerin e kombëtares shqiptare, i cili e ka aktivizuar gjithmonë titullar. Mario është një nga lojtarët më të fortë të vitlindjes 2003”, theksoi Pagliari.

Sport

PSG nuk ia del, Dortmund finalisti i parë i Champions League

Borussia Dortmund është finalisti i parë i Champions League për sezonin 2023-24, ndeshje e cila do luhet më 1 qershor në Uembley të Londrës.

Gjermanët fituan po 0-1 kundër PSG-së në gjysmëfinalen e kthimit në “Parkun e Princave” në Paris, rezultat i njëjtë me duelin e një jave më parë. Me rezultatin e përgjithshëm 2-0 Dortmundi eliminon PSG-në dhe kthehet pas 11 vitesh në finalen e Champions League.

Dueli i mbrëmjes së sotme u vendos nga Matts Hummels në minutën e 50-të. Krosimi i Brandt nga këndi u shfrytëzua mirë nga mbrojtësi, që me kokë mposhti Donnarumman.

PSG u përpoq të reagonte dhe goditi katër herë shtyllën, por pa mundur të gjente rrjetën. Në fund të 190 minutave Dortmundi merr biletën e parë të finales dhe pret ndeshjen e nesërme mes Real Madrid – Bayer Munich (2-2) për të mësuar rivalët.

Nuk përjashtohet mundësia që pas 11 vitesh të përsëritet finalja e 2013 mes Dortmund dhe Bayern Munich, fituar nga bavarezët. Kujtojmë se Dortmund e ka fituar Champions League në vitin 1997.

Continue Reading

Sport

Vera e “divorcit”, Broja dhe Chelsea drejt ndarjes së rrugëve, e ardhmja në pikëpyetje

Armando Broja po mendon seriozisht të ndajë rrugët me Chelsean në fund të sezonit. Pas një periudhe të gjatë “shtegtimesh”, sulmuesi shqiptar e ka kuptuar se te Blutë e Londrës te gjesh hapësira është një mision i vështirë.

Aktualisht Broja luan te Fulham si i huazuar dhe do të kthehet te Chelsea në verë, por si duket vetëm përkohësisht. Për lojtarin e Kombëtares ka interes nga klube të ndryshme, por duhen parë me detaje ofertat, të cilat për të bindur gjigandët anglez, duhet të jenë të kënaqshme

Continue Reading

Sport

Trajneri i Dortmund: Të shkojmë deri në fund të këtij rrugëtimi, ndaj PSG japim shpirtin në fushë

Numri një i stolit të Dortmund, Edin Terzic doli në konferencë para aktit të dytë gjysmëfinal në Champions ndaj PSG.

“Dy skuadrat u përballën edhe në fazën e grupeve dhe në Parc des Princes u mbyll 2-0 për vendasit. “Ne nuk ishim të kënaqur me ndeshjen këtu në Paris. Në atë kohë ne nuk kishim folur ende me njëri-tjetrin dhe po përpiqeshim të kuptonim diçka, kështu që morëm një qasje mbrojtëse”

“Kemi pasur shumë biseda. Para ndeshjes plani dukej mjaft i mirë, por ekzekutimi nuk ishte i mirë. Na mungonte guximi. Javën e kaluar në Dortmund treguam se mund të bëhet në një mënyrë krejtësisht tjetër”, shtoi ai.

“Nëse kemi arritur deri këtu, duam të bëjmë edhe më mirë dhe të shkojmë deri në fund për të fituar titullin. Kemi një ëndërr të madhe dhe mezi presim ta realizojmë atë. Ajo që bëmë javën e kaluar mund të mos jetë e mjaftueshme. Ajo që nuk na pëlqeu ishte se kishim katër lojtarë që mbroheshin kundër Mbappé. Ne gjithashtu e dimë se ata do të bëjnë më mirë nesër, kështu që duhet të gjejmë ekuilibrin që nuk e kishim javën e kaluar” – Tha ai,

Continue Reading

Sport

Kualifikohet në Madrid, Gnabri sfidon Realin

Serzh Gnabri nuk ka asnjë diskutim se Bajern Mynih do të sigurojë kualifikimin në fushën spanjolle. Ai e ka vendosur theksin te shfrytëzimi i rasteve.

Flet sulmuesi – “E dinim se nuk do të ishte aspak e lehtë transferta në Shtutgart. Ata kanë krijuar grup shumë kompakt si në kundërsulme, ashtu edhe në mbrojte. I përgëzoj për guximin. Mendoj se ishim të barabartë në fushë, të paktën deri në minutën e 75′. Në fund humbëm përqendrimin dhe pësuam golat.

Kemi marrë me vete elemente pozitive, pavarësisht rezultatit. Mënyra sesi ekipi u soll në kushte jo normale ndaj Shtutgartit më pëlqeu. Ndonëse u evidentuan mungesa të rëndësishme në reparte të caktuar, ia dolëm të mbanin linjë konstante, e cila ndryshoi rrjedhë vetëm në minutat e fundit. Ndeshja me Realin është në derë dhe pres që ekipi të mos fal asnjë rast përpara kuadratit mik.

Humbëm disa shanse të arta shënimi duelin e parë. Saktësia do të jetë kryefjala karshi madrilenëve. Jam i sigurt se do të zgjidhim çështjen e kualifikimit me fitore në Spanjë”, përfundoi Serzh Gnabri.

Continue Reading

Sport

Verratti sërisht në Europë? Nis bisedimet me…

Marco Verratti mund të kthehet menjëherë në Europë, pas vetëm një viti “mërgim”. Pas 11 sezonesh te PSG, mesfushori italian praktikisht u detyrua të transferohej tek Al Arabi për 45 milionë euro. Një zgjedhje e detyruar për 31-vjeçar, i bërë dalje nga Luis Enrique dhe i harruar nga klubet evropiane, të cilët hezitonin ta merrnin prej pagës së tij të lartë.

Megjithatë, ish-lojtari i Pescara mund të kthehet në Kontinentin e Vjetër, madje përmes derës së përparme. Sipas “Mundo Deportivo”, ai i është ofruar Barcelonës. Një objektiv shumë i dëshiruar i Blaugranëve në vitin 2017, kur transferimi dukej i kryer, por në fund ai mbeti në Paris.

Verratti tani do të duhet të pranojë ulje të konsiderueshme të pagës, edhe nëse Barça nuk po mendon vetëm për të. Emra të tjerë janë në listë: Martin Zubimendi (Real Sociedad), Joshua Kimmich (Bayern Munich), Douglas Luiz (Aston Villa).

Të gjithë këta janë në “radarin” e Deco prej disa kohësh, madje edhe një i njohur i Serie A, Marcelo Brozovic, sot tek Al Nassr. Verratti këtë sezon ka luajtur 17 nga 22 ndeshjet e mundshme në “Katar Stars League”. Skuadra e tij Al-Arabi është vetëm e pesta në renditje, 18 pikë larg nga vendi i parë, i mbajtur prej Al Rayyan.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING